PD: Pacientët me COVID dërgohen tek reanimacioni qendror i QSUT-së për të mos i regjistruar si të infektivit, heronjtë lihen pa shpërblim

PD: Pacientët me COVID dërgohen tek reanimacioni qendror i QSUT-së për të mos i regjistruar si të infektivit, heronjtë lihen pa shpërblim

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia akuzon ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për menaxhimin e situatës nga COVID-i. Spahia denoncon se pacientë me Covid dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit.

Reanimacioni qendror, vijon më tej demokrati, është shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos pasur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ai denoncon edhe mënyrën e shpërblimit.

"Heronjte qe lihen pa shperblim dhe ekspozohen ndaj covid-19!!! U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19.

Por cfarë ministrja e shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës!

Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT, për t’u dhënë shpërblime, c’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën cdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë!!!

Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!!!

Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos patur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit!!!

E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që vecse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme.

Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre????

Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, sic veprohet me ata të infektivit?

Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota" shkruan Bardhi. 


Denoncimi nga ish-deputeti demokrat Bardh Spahia

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edhe sot edhe dje: 22/07/2020 09:29

    Na e shpifet. Solidarizohuni pak me gjithe kete situata te veshtire dhe me familjaret e te semureve dhe te atyre qe kane humbur jeten. Se kuptoj ku ju buron gjithe kjo marrezi? Keshtu asnjehere sdo vini ne pushtet , pak po e sigurt!!

    Përgjigju
  • Johani: 21/07/2020 20:50

    Ik more kriminel, shko atje ku njerezit po vdesin e mos ha si qen i qartur,ok more gjakpirs servil e by**elepirs i d'y kryetar krimineleve te PD-s berisha e basha.

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 21/07/2020 16:47

    Cfare vemjesh paskan qene keta tw pd o zot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump

Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump