PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ

PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ

Ivi Kaso

Drejtuesi politik i PD në Korçë Ivi Kaso denoncon se kryetari i Grupit parlamentar të PS Niko Peleshi ka hapur zyrë pranë konsullatës shqiptare në Selanik duke e prezantuar si zyrë të KQZ-së.

Në një deklaratë për mediat, Kaso i kërkoi KQZ të sqarojë qytetarët dhe SPAK të hetojë zyrat e patronazhimit të të dhënëve të emigrantëve që të mos kthehen në zyra shit-blerje të votës.

Deklarata e të deleguarit politik të PD në Korçë, Ivi Kaso:

Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit.

Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre.

Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë.

U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.

Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.

Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.

Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cënon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale.

Pamjet e shumta dhe flagrante të këtyre zyrave të pushtetit të hapura në diasporë, do të duhet të ishin motiv shqetësimi si për Komisionerin e të dhënave personale, i cili s’ka hezituar të marrë masa dhe gjobisë opozitën në zgjedhjet vendore.

Zyrat elektorale për patronazhimin e të dhënave, duhet të jenë në vëmendje edhe të SPAK-ut, i cili duhet të hetojë jo vetëm burimin e financimit të tyre por dhe të hetojë e parandalojë që nga zyra patronazhimi të mos kthehen në zyra shitblerje vote.

PD do të jetë vigjilente në monitorimin e tyre dhe më referimin në organet ligjzbatuese të çdo shkelje që ndodh në to, dhe për këtë fton gjithë qytetarët në diasporë të denoncojnë pranë PD çdo shkelje që ndodh në to.

Ndërkohë, Nikos që garon të dalë kampion i manipulimit të vullnetit të zgjedhësve për t’ju rikthyer në qejf shefit të vet, i themi që korçarët, pogradecarët, devollinjtë, por edhe Maliqi e Pusteci e kanë ndarë mendjen që të mos votojnë për përmbushjen e çerek shekullit të Nikos në pushtet, por për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit të tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro