PD prishi balancën në KQZ,
shkarkoi me dhunë Ilirjan Muhon

TIRANE- Partia Demokratike në prill të vitit 2013 propozoi shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ me argumentin se ishte prishur balanca politike në tavolinën e institucionit. Kjo pasi në këtë periudhë LSI kishte kaluar në aleancë me PS dhe për rrjedhojë, numri i votave të majta në tavolinën e KQZ kishte shkuar në 4 ndërsa numri i anëtarëve të PD ishte 3. Kësisoj me këtë argument, rreth 2 muaj para zgjedhjeve PD shkarkoi një anëtarë të KQZ-së duke votuar më pas Klement Zgurin i etiketuar si përfaqësues i Partisë Republikane por që në të vërtet ishte i PD-së.

Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i përgjysmuar. Tri anëtar që përfaqësonin në atë kohë opozitën, Denar Bina, Albana Shtylla dhe Jani Jani dhanë menjëherë dorëheqjen pasi Partia Demokratike votoi shkarkimin e Ilirjan Muhos. Por edhe shkarkimi i Muhos nuk kaloi pa incidente në parlament. Në një seancë maratonë enkas për këtë gjë, Kuvendi diskutoi për shkarkimin e Muhos. Çështja u bë aq pikante sa vetë Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu dhe ish-Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ndoqën këtë seancë me mjaft interes.

Çështja u përshkallëzua shumë në momentin e votimit. Ish-deputeti i PS-së Gazmir Bizhga tentoi të nxirrte me dhunë tri deputetët socialiste që u konvertuan në demokrat, Asllan Dogjani, Kastriot Islami dhe Gjovalin Kadeli të cilët bashkuan votat me PD për të mbushur numrin 71 për të shkarkuar anëtarin e KQZ-së. pavarësisht këtyre peripecive që bëri PD, ata tani më nuk pranojnë një riformatim të KQZ-së duke e cilësuar si shkelje të konsensusit, gjë të cilën e kanë bërë vetë rreth një vit më parë.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi