PD thirrje Ruçit: Miratoni ndryshimet e Kodit Zgjedhor në seancën e radhës, reflektoni vullnet politik! PS: Kuvendi ka rregulla

PD thirrje Ruçit: Miratoni ndryshimet e Kodit Zgjedhor në seancën e radhës, reflektoni vullnet politik! PS: Kuvendi ka rregulla

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit që në seancën e radhës të parlamentit  të përfshihen dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuara nga marrëveshja e 5 qershorit.  Bardhi shprehet se miratimi pa vonesa e këtyre ndryshimeve të Kodit Zgjedhor do të ndihmonte në integrimin e vendit dhe tregonte vullnetin politik për të ecur para me plotësimin e kushteve për të hyrë në BE.

"Miratimi pa vonesa i ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave. Çdo ditë që vonohet përfshirja e këtyre ndryshimeve për miratim në seancë plenare është një ditë e humbur në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik.

 Kryetari i Kuvendit të ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të radhës. Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë", shkruan Bardhi.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja nga Partia Socialiste duke i kujtuar se Kuvendi ka rregulla. "Një Gazment apo Gazmir Bardhi që jepte urdhër që të futej në rend të ditës Kodi Zgjedhor. Drafti ndjek procedurën parlamentare dhe padyshim Kuvendi do ta shqyrtojë sipas të gjitha normave. PS-ja është serioze për respektimin e marrëveshjeve, për cështjet e vendosura por edhe ato të propozuara prej jush në kushtetutë që kanë të bëjnë me disa elementë të sistemit, edhe pse nuk ndryshon, është po ai, edhe pse e kemi thënë se për ne nuk ka asnjë problem". 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 02/07/2020 13:50

    Kush je ti mer karnaval qe i jep urdhra kuvendit. Ti je per burg per skandalin e babales dhe na ben trimin.Ti nuk ke te dtejte se ke drejtu molotivet kundra shtetit oj Gaznenda

    Përgjigju
  • Jepi gaz: 02/07/2020 13:13

    O Gaz Marmida jepi by*** se ate zanat ke ti ... pa per politik kemi Flamur Magjar Noken

    Përgjigju
  • robi: 02/07/2020 12:45

    O Bardha po pse nga ty mer urdher Ruci per seancen plenare.ik mor hunderr se sjua fut njeri ne teftere juve te opozites rrugore.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/07/2020 11:31

    O kok tullaci , tani u erdhi koha që të luteni nga rruga ...

    Përgjigju
    • Korona: 02/07/2020 13:22

      Erdhi koha ta shesin prapanicen lire

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!