/ATSH/.- Partia Demokratike i kërkoi sot kandidatit socialist për Tiranën, Erion Veliaj që të lërë propagandën dhe të dalë e të flasë për pasurimet që ka bërë me taksat e shqiptarëve.
"Erion Veliaj duhet të mbarojë së bëri show, pasi e bëri këtë për dy vjet rresht duke qenë ministër i Mirëqenies personale. Ai sot duhet të dalë të flasë e të debatojë për pasurimet që ka bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë", tha në një deklaratë për shtyp deputeti i PD-së, Gert Bogdani.
"Përse nuk del Erion Veliaj për të diskutuar për eksodin, për mijëra qytetarë shqiptarë që sot janë detyruar të ikin nga Shqipëria se nuk ka mirëqenie sociale, por ka vetëm mirëqenie personale për ministrin në fjalë dhe ministrat e tjerë"', pyet deputeti i PD-së.
Shqiptarët, shtoi ai, nuk duan reklama, por duan punë dhe të ardhura për familjet e tyre.
/Shqiptarja.com