Rreth orës 18:00 të ditës së nesërme opozita do të bllokojë për dy orë akset kryesore rrugore në të 12 qarqet e vendit, dhe jo vetëm pikat kyçe lidhëse të veriut dhe jugut me Tiranën siç ndodhi protestën e shkuar.
Gazetari i Report TV Elis Memelli raporton se ende nuk dihet se ku do të jetë lideri demokrat Lulzim Basha. Në Tiranë protestuesit do të bllokojnë Sheshin Shqiponja, ndërsa në Durrës protesta do përfshijë zonën e Plepave.
Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën.
Në zonën e Jugut do të bllokohen rruga nacionale tek Ura Mbrostar, rruga nacionale e Korçës, kryqëzimi i rrugës Përmet-Tepelenë - Gjirokastër, aksi Berat - Ura Vajgurore, dhe hyrja e superstradës Vlore- Levan.
Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në urën e Drinit ne hyrje Rruges Kombit, në rrugën Shkoder-Koplik, tek mbikalimi e Milotit dhe në urën në kryqëzimin Burrel - Rrëshen- Klos.
Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe në datë 25 Prill, ajo bllokoi akset kryesore që lidhin veriun dhe Jugun me Tiranën. Opozita bllokoi për një orë rrugën duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve në këto akse.
Ndërsa në 11 maj opozita ka njoftuar një protestë kombëtare përpara kryeministrisë, e katërta e tillë.
Rrugët që do të bllokohen
1. Qarku Kukes - Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
2. Qarku Shkoder- Rruga Shkoder-Koplik
3. Qarku Lezhe - Mbikalimi Milot
4. Qarku Diber- Ura ne kryqezimin Burrel - Rreshen- Klos.
5. Qarku Durres- Plepa, ne hyrje te Autostrades
6. Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
7. Qarku Elbasan - Mbikalimi Bradashesh
8. Qarku Korçe - Hyrja, rruga nacionale e Korçes.
9. Qarku Gjirokaster- kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene - Gjirokaster .
10. Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
11. Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat - Ura Vajgurore.
12. Qarku Vlore- Hyrja e superstrades Vlore- Levan
Sa me shume te bllokoni aq me pak do ju votojne ndonjehere...
PërgjigjuPo Cfare keni me shqiptaret o bandite qe e keni vendin me burg Plehra
Përgjigju