Inxhinieri i ndërtimit, Guri Dashi, 42 vjeç humbi jetën gjatë orarit të punës në kantierin e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë. Paraprakisht dyshohet se inxhinieri ka rënë aksidentalisht nga një urë e lartë, teksa po drejtonte punimet për ndërtimin e saj.
Me origjinë nga Librazhdi, Guri Dashi jetonte prej disa vitesh në Pogradec me bashkëshorten e dy fëmijët e mitur. Viktima ishte i punësuar pranë kompanisë së ndërtimit ALB-BUILDING në pronësi të Odhise Breshës dhe Pëllumb Betës.
Ndarja e parakohshme nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe për familjarët e koleget, të cilët shprehen në rrjetet sociale se përveç profesionistit, ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm.
Sakaq, Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar në flagrancë 64-vjecarin, E.H, drejtues teknik i kantierit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente












Ngushëllime familjes, por nuk besoj të ketë rënë pa dashje. Mendoj se e kanë shtyrë. Duhet hetim i kujdesshëm. Mund të kemi të bëjmë me vrasje
PërgjigjuNgushellime familjes.por po ka qene aksident ca kusuri ka drejtuesi teknik.viketima inxhinier,drejtuesi teknik inxhinier..