Përgatituni/ Sot dita më e nxehtë e qershorit, temperaturat deri në 41 gradë Celcius

Tirane- Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencës paralajmërojnë që dita e sotme do të jetë më e nxehta për këtë qershor.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Termometri parashikon që të regjistrojë temperatura deri në 41 gradë Celcius në zonat e ulëta, ndërsa në zonat bregdetare deri në 39 gradë Celcius.

Vapa përvëluese pritet të ketë një rënie të lehtë në fundjavë, me 2 gradë të shtunën dhe të dielën me 3 gradë.

Me nisjen e javës së re pritet të ketë dhe rënie të temperaturave duk shënuar nivelin 32 – 34 gradë Celcius.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon 

Ditën e premte mbi vemdin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qendrueshme dhe të nxehta. Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 39°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C

 

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Kryeministri serb Vuçeviç: Jemi të përgatitur të bëjmë kompromise me Kosovën

Kryeministri serb Vuçeviç: Jemi të përgatitur të bëjmë kompromise me Kosovën