Përgjimet/ Dosja 184, bie korrupsioni! Ja kush merret nën akuzë e kush shpëton

TIRANË- Dosja penale me nr.184, e cila flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në blerjen e votave në zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës, vijon të qëndrojë si “patate e nxehtë” në dorën e dy prokurorëve të kësaj prokurorie Rifat Kojku dhe Belina Zeneli. Janë pikërisht këta dy prokurorë që brenda datës 11 shtator 2019 duhet patjetër ti komunikojnë akuzat dhe marin të pandehur personat përgjegjës që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe më konkretisht Arben Keshi, Robert Aga, Drini Gjeçi, Bekim Krashi, Pjerin Ndreu. Të gjithë këta persona dalin në përgjimet e kryera nga prokuroria, duke abuzuar me detyrën e tyre, ushtruar ndikim të paligjshëm tek zyrtarët e tjerë, me qëllim marjen e votave. Ish-deputeti Ndreu që aktualisht ka marë drejtimin e bashkisë së Lezhës, dyshohet se me telefonatën që ka kryer me drejtorin rajonal të arsimit në Dibër Drini Gjeçi, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.Por roli i Ndreut mbetet për tu vlerësuar nga prokuroria e Dibrës, gjatë këtyre ditëve në vijim.

Dosja penale që flet për shpërndarjen e parave në qarkun e Dibrës me qëllim blerjen e votave për subjektin politik Partia Socialiste dhe kandidatin e bashkisë Muharrem Rama, në datën 11 shtator mbush tre vjet nga rregjistrimi i saj si çështje penale. Sipas burimeve të prokurorisë, “Shqiptarja.com” mëson se brenda datës 11 shtator 2019 prokuroria e Dibrës duhet ti komunikojë patjetër akuzat personave përgjegjës dhe ti marë ata të pandehur. Por ajo që shihet me skepticizëm tashmë, është se biznesmeni Ymer Lala, që shfaqet në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk mund të meret i pandehur, pasi akuza e “Korrupsionit zgjedhor”, sipas burimeve ka rënë, pasi është parashkruar për shkak të afatit dyvjeçar.

Nisur nga këto rrethana për shkak edhe të parashkrimit, kjo akuzë nuk ka fuqi paravepruese, dhe s’mund të ngrihet për biznesmenin Ymer Lala dhe personat e tjerë që mund të meren të pandehur. Procedurialisht akuza e korrupsionit zgjedhur me kodin e vjetër penal të 2016, kohë kur është kryer dhe vepra penale, konsiderohej si kundravajtje penale. Dispozita nr.328 “Dhënie e Shpërblimeve dhe Premtimeve” e Kodit Penal të vjetër kosiderohet si kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë. Por neni 66 i Kodit Penal që vlet për parashkrimin e veprave penale, thë se “kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë parashkruhen për një periudhë dy vjeçare nga data e kryerjes së krimit”. Me sa duket mbajtja e dosjes penale për një kohë të gjatë plot tre vjet tek Krimet e Rënda, ka sjellë daljen jashtë loje të akuzës së korrupsionit zgjedhor për zyrtarët e ulët dhe të lartë që janë përfshirë në këtë dosje penale. Detyrimisht kjo do të thotë shpëtimin nga kjo akuzë të biznesmenit Ymer Lala, nipit të tij, ish-shef i komisariatit të BulqizësArben Keshi, ish-drejtor rajonal i Arsimit Dibër Drini Gjeçi, drejtori i OSHEE në Dibër Bekim Krashi. Mësohet se prokuroria e Dibrës pritet të fokusohet në akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këtyre akuzave mësohet se i shpëton dhe ish-ministri Damian Gjiknuri. Dosja me nr.184 është një nga çështjet më të nxehta të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila u mbajt për tre vite të Krimet e Rënda dhe në fund çështja u transferua në vendin e krimit, në Dibër, për shkak se Krimet e Rënda nuk provuan gjatë tre viteve akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në këto kushte prokurorët e krimeve të rënda shpallën moskopetencën dhe dërguan dosjen për hetime të mëtejshme në Dibër. Mirëpo drejtuesja e Prokurorisë, Esmeralda Keshi Cami ka deklaruar tashmë konfliktin e interesit për shkak të lidhjeve familjare me njërin prej të dyshuarve kryesorë të çështjes, Arben Keshin. Edhe prokurorët e tjerë mësohet se kanë bërë rezistencë për shkak të njohjeve me personat e akuzuar, por pas ndërhyrjes së kryeprokurores Marku, çështja ju caktua dy prokurorëve Rifat Kojku dhe prokurores Belina Zeneli, të cilët brenda datës 11 shtator 2019 duhet të komunikojnë akuza penale personave përgjegjës.

Partia Demokratike, e cila e ka kallëzuar çështjen tre vjet më parë, deklaroi të mërkurën përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi se prokuroria po e varroste hetimin e manipulimit të votave në Dibër. “Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë”-tha Bardhi për mediat.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 04/09/2019 13:21

    Te pafajshem te gjithe se i sherbyen me zell e devotshmeri partis dhe Edverit tone te lavdishem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë