Përgjimet e BILD/ Basha: Rama timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve, boll më! Ejani në protestë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se përgjimet e nxjerra nga BILD zbuluan se timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri është Edi Rama. Ai tha se vetëm kryeministri aktual ishte në gjendje që të bënte bashkë në harmoni të plotë komunikimin mes deputetit, kriminelit, policit dhe biznesmenit.

"Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka zhvilluar Edi Rama. Ky është përfundimi që del nga përgjimet e BILD dhe skandalet e tjera. Përgjimet na kanë dëshmuar skemën, përmasat dhe metodat. Kupola e Rilindjes në krye të PS-së nuk ka bërë asnjë dallim mes kriminelëve që ka përdorur.

Ata kanë bashkëpunuar me trafikantë droge, qeniesh njerëzore, me vrasës, grabitës. Ata kanë blerë vota me para në dorë, kanë kërcënuar qytetarë për të votuar kandidatët e tyre, kanë ndëshkuar ata që nuk janë bindur. Cdo mjet i dhunshëm është përdorur pa asnjë kufizim. Ajo që dëshmojnë përgjimet e Bild është që aleanca ka përdorur administratën për vjedhjen e zgjedhjeve, nga drejtorët te punonjësit e thjeshtë.

Me vjedhjen e zgjedhjeve, aleanca rilindje-krim ka përfshirë të gjitha nivelet nga kryeministri te cdo ministër e deputet. Edi Rama është timonieri i vjedhjes së zgjedhjeve. Edi Rama bëri bashkë këtë lukuni për një mision. Krimi dhe qeveria janë kthyer në një sipërmarrje aksionere. Përgjimet tregojnë cfarë harmonie dhe komunikimi dashamirës ka mes deputetit, kriminelit, policit dhe biznesmenit. E gjithë kjo sipërmarrje është financuar nga paratë e drogës. Nuk është rastësi që polici ushtar i Tahirit është një nga të raportuesit nga institucionet ligjzbatuese të trafikut të drogës. I gjithë ky projekt ishte shkatërrues".

E ndërsa e cilësoi si të pafyturë reagimin e kryeministrit dhe ministrave e deputetëve për përgjimet, Basha tha se pa u vendosur të gjithë para drejtësisë nuk ka për të pasur normalitet politik. "Reagimi i pafytyrë i Ramës ka për qëllim ta mohojnë këtë megakrim se me shpresë do të harrohet. Asgjë nuk do të harrohet dhe tolerohet, rruga drejt normalitetit kalon nga nxjerrja para drejtësisë e të gjithëve. Asnjë hap nuk do të bëhet pa ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur votat.

Sandër Lleshaj është sot vegla më e ftohtë dhe e pashpirt e Edi Ramës për të luftuar opozitën për të nxitur vëllavrasjen, ai shkëlqen. Ai shumë shpejt do të mbajë përgjegjësi për helmimin dhe persekuptimin e shqiptarëve. Në qelinë ku sot është Bardh Spahia nesër do të jetë njëri prej jush. Ata drejtues policie do të mbajnë përgjegjësi.

Shqipëria ka nevojë për një operacion të thellë për të hequr këtë kancer. Ajo pjesë e prokurorisë, e administratës dhe prokurorisë që do të mbetet do të jetë vetëm e afta". Në fund ai kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen nesër në protestën e nëntë kombëtare. "Boll më me Shqipërinë si plackë e tyre. Ju ftoj të bashkohemi nesër në orën 20:00 në protestën kombëtare në Tiranë" deklaroi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 21/06/2019 07:28

    Per ty s’ka nevoje per pergjigje se te pame live cfare hajduti votash je. Te zhdukeni ju njehere se edhe Ramen do ta heqim, por per momentin ai eshte e keqja me e vogel krahasuar me ju antishqiptare dhe hajduta me cizme

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/06/2019 05:37

    Dakort erdha. E hoqem Ramen. Kush do na qeverisi ? Ju qe vrate me 21 jamar Ju qe vodhet ne Rrugen e Kombit Ju qe ju shmanget drejtesise Ju qe keni lidhje te hershme me familjen Berisha Prandaj Lulzim Basha nuk e bind dot kete popull te ju vije nga mbrapa.

    Përgjigju
  • Xxx: 20/06/2019 17:53

    Ik ore basha se me hajdut se ty nuk ka kur u bere kryetar bashkie me fitore ne tavoline me vota te vjedhur e pame te gjithe se si u bere. Hape arkiven dhe numeroni prap votat dhe te shohesh se kush eshte hajdut

    Përgjigju
  • Altini: 20/06/2019 16:48

    Boll ti idiot se na cave menderen,je nje kryehajdut qe mbeteve dyerve te prokurorise na ben edhe moral ti pacavure.

    Përgjigju
  • Sula: 20/06/2019 16:44

    O Lul ti je hajduti ma i madh i votave se i vodhe Rames nandatin me bazhibozuket e KQZ ne nes te dites duke shqy kurite e vitimit ne Lnder . Ti dhe ato qe flet nuk i beson pranej nuk tvje poplli mrapa. Ke narr fun Lul

    Përgjigju
  • Lol: 20/06/2019 16:38

    Je njeri i poshter tamam si hitleri

    Përgjigju
  • Dory: 20/06/2019 16:07

    Le te vij jot eme neser ne proteste o bastare i felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin