Përgjimet italiane, Saimiri është
shofer kamioni dhe korrier droge 

Përgjimet italiane, Saimiri është<br />shofer kamioni dhe korrier droge <br /><br>
Zbulohen të tjera detaje nga përgjimi i bandës së drogës së Habilajve në Itali. Gjatë përgjimeve del një person tjetër me emrin “Saimir” që është pjesë e organizatës në nivelin të ulët. Deri tani kishte dy përgjime të tjera ku përmendet “Saimiri” që kishte marrë lekët dhe të gjithë e kanë lidhur me emrin e ish-ministrit. Por tani rezulton se brenda organizatës ka një tjetër “Saimir” që bënte shoferin. Më poshtë përgjimi i Nazerit me Florian Habilajn, të njohur me nofkën “Lolo”.

Përgjimi Ora 11.02.21
Nezari:
Mbrëmë i shkruajta Lolos (Florian Habilajt) … (nuk kuptohet) … më tha “20 copë (nuk e mbaron fjalinë) … unë e Moisiu vumë 30 … e ti 20 … dhe pastaj 100 Agroni” dhe unë i thashë “po ku e çon” … “Saimirit” … dhe unë i thashë “jo vëlla … jo … unë nuk marr 150 euro për 20 euro … çfarë thua ti?” … vetëm për timin dhe tëndin … 50 copë i merr Saimiri” … tani shkoi të merrte një 50-she … i thashë “çfarë jam unë?” … unë nuk marr 150 mijë euro për 50 copë që kemi ne … jo … nuk jam çmendur” … i thashë … më tha “e mirë, le ta marrë Agroni vetë” … dhe unë i thashë “të bëjë ç’të dojë” … (nuk kuptohet) … “dhe e gjithë kjo pasi kishte linjën … meqë kishte kamionin … po le të pirdhet … copa e mutit.

Përgjimi Ora 11.03.11
Nezari: (me zë të ulët) ah … si nuk e mora telefonin t’i shkruaja një çikë shefit. Në ora 11.03.40 makina ndalon në rrugën “Medaglie d’Oro”. Para se të zbresë, Nezari thotë me zë të ulët “duhet të marr 140 mijë”.

Dega e brendshme

s’po na njofton më

Detaje tepër interesante dalin nga dosja e grupit të trafikantëve vlonjatë të hartuar nga autoritetet italiane. Nëse Moisi Habilaj i lavdërohej bashkëpunëtorëve të tij se kishin çdo gjë nën kontroll sa i përket organeve të rendit në Shqipëri në fund të vitit 2013 dhe fillim 2014, situata duket se ka ndryshuar në fillim të vitit 2017 kur opozita filloi aksionin e saj kundër kanabizimit të vendit.

Në një përgjim të autoriteteve italiane në fund të janarit 2017, dëgjohen Nezar Seitai dhe Maridian Sulaj duke folur se Florian Habilaj iu ishte ankuar për situatën në Shqipëri. Në një pjesë të diskutimit ata flasin edhe për situatën në Shqipëri ku ndër të tjera theksojnë faktin se tani nuk po njoftohen më nga policia për lëvizjet e kolegëve të tyre. Makina është në levizje dhe në bord janë Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti.

Nezar Seiti: Do vij në mëngjes të lë këtë gjë në shtëpi..

Maridian Sulaj:..unë nuk mund të vij se mund të kishim ikur edhe bashkë...

Nezar Seiti: Jo s'mund të vish..e ke harruar..?

Maridian Sulaj: Jo dreqin, s'mund të vij...

Nezar Seiti: ..të merrja unë..nuk ishte problem..po nuk vonohemi mos ki merak..nuk e kapim fundjavën...

Maridian Sulaj: ..e di e di..

Nezar Seiti: kur të shkoj në Shqipëri..

Maridian Sulja: ..dhe nuk të kanë dërguar gjë...të kanë thënë..

Nezar Seiti: Më tha sot Lolo (Florian Habilaj)..

Maridian Sulaj: jo..

Nezar Seiti: "…nuk i kemi punët mirë me ata të shtetit…"..e kam telefonuar në shtëpi..dhe nuk na telefonojnë më atë të degës së brendshme (se unë kështu i quaj ata, dega e brendshme)...kur kalojnë këta të policisë, "po kalon sigurimi i shtetit".

Këto zhvillime kanë trazuar jo pak politikën, ndërsa një ditë më parë sollën edhe reagimin e kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që thonë dy kriminelët nuk të jetë provë vendimtare, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve të zbardhin të vërtetën.

Ndërsa vetë i akuzuari Saimir Tahiri tha se do jetë në dispozicion të hetimeve për çdo akuzë në ngarkim të tij. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij të 10-të, ndërsa pranoi se ka bërë vetëm një gabim, që iu shiti automjetin "Audi" në vitin 2013.

 

dokument

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit

Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit