Përplasja Basha-Veliaj, Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat për shpifje kompetencë e GJKKO

Përplasja Basha-Veliaj, Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat për shpifje kompetencë e GJKKO

Erion Veliaj dhe Lulzim Basha

Të gjitha akuzat për shpifje të bërë në ngarkim të zyrtarëve të lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka siguruar vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për 'kompetencë lëndore' të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Ekstrakti i vendimit të Gjykatës së Lartë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit

FOTO/ Makina përmbys, aksidentohet ministri izraelit