Përplasja e PD-së për vulën në KQZ, Ivi Kaso: Të njihet vendimi i gjykatës! Mazhoranca ka nxitur Alibeajn për ta ankimuar

Ilirjan Celibashi do t’i drejtohet gjykatës para se të pranojë listat e dy palëve në PD për anëtarët e KZAZ-ve, por sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD e Rithemeluar, Ivi Kaso thotë se ka një vendimmarrje të gjykatës që certifikon vendimet e Kuvendit të dhjetorit 2021.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Kaso bëri përgjegjës kryeministrin EdI Rama, PD e Rithemeluar nuk regjistrohet për shkak se ai e ka futur çështjen në këtë hulli gjyqësore. Sipas Kasos, pjesa tjetër e PD-së është nxitur nga mazhoranca që të bëjë ankimim, e në këmbim të kësaj, qeveria do ta njohe si opozitë zyrtare,

‘Sa i takon çështjes në gjykatën e Apelit duhet të bëjmë të qartë se PD ka organet e veta legjitime të cilat janë zgjedhur sipas Kuvendit të PD-së. Çdo vendimmarrje shkon për regjistrim në gjykatën e Tiranës. Nëse dokumentacioni gjendet në përputhje më ligjin për partitë politike regjistrohet. Kjo procedurë që bën gjykata e Tiranës nuk është një procedurë gjyqësore mirëfilltë. Gjykata e bëri punën e vet e verifikoi dokumentacionin dhe e gjeti në përputhje me statutin e PD. Për shkak të kryeministrit nuk regjistrohet dhe është futur në një hulli gjyqësore. Ne besojmë se nxitjen për të bërë një ankim, një palë që nuk ka qenë palë në shqyrtim, ja ka dhënë mazhoranca. U provua se nuk ka mbështetje në elektorat dhe fakti se nxjerrjen nga xhepi të pseudokandidatëve dhe në momentin që gjithë palët janë akorduar nxirret një i panjohur, rasti më i fundit bashkia e Vaut të Dejës, ku një zonjë paraqitet me vullnetin e Alibeajt si kandidate dhe vet kryetari i degës thotë se nuk e njohim. Janë këtë akte politike që i shërbejnë Ramës. Flirtimi është se unë të quaj opozitë, ti do më shërbesh sa herë që të më nevojitesh.’- u shpreh Kaso.

Sipas analistit Plator Nesturi, në kuadrin e kësaj emergjence, pasi kemi para zgjedhjet lokale, çështja duhet të ndahet nga juristët në KQZ.

‘Këtu nuk është çështja se çfarë dëshirë kam unë. Këtë çështje e ndan gjykata. Kjo do një vendim gjykatë derisa të marrë një formë të prerë. Në përputhje me këtë gjë edhe KQZ ka grupin e vet të eksperteve dhe juristëve për të vendosur se kujt i takon e drejta e përfaqësimit. Në kuadrin e një lloj emergjence që kemi të bëjmë, me zgjedhjet, se cili prej tyre do të ketë logo, përderisa do të paraqesin dy palë kandidat njëri është me logoi tjetri pa logo. Derisa nuk po e zgjidh gjykata këtë duhet ta përcaktojë vet KQZ.’- tha Nesturi.

Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës