Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përplasjes mes PD dhe Kuvendit për vizitën në parlamentin gjerman.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi po zhvillon vizitën zyrtare me një delegacion të përzgjedhur prej tij, nga i cili, përfaqësuesit e PD thonë se u përjashtuan. Meta thotë shkruan se përjashtimi i deputetëve të PD-së, është një akt i trupshëm.
“Përjashtimi nga delegacioni zyrtar parlamentar, i grupit kryesor opozitar të Partisë Demokratike është një akt i turpshëm që tregon qartë, mungesën e vullnetit për përfaqësimin gjithëpërfshirës të Kuvendit të Shqipërisë, aq më tepër në këto momente të rëndësishme edhe në Gjermani.
Është një akt i neveritshëm diversioni, që dëshmon se mazhoranca e “Diellave” e ka zëvendësuar dialogun politik me uzurpimin e institucioneve.
Ky akt kaq i ulët u tregon partnerëve ndërkombëtarë, gjendjen në të cilën ndodhet Kuvendi i prodhuar nga krimi.
Pasi i hoqën opozitës, për herë të parë pas dy dekadash, kryesimin e Komisionit të Integrimit, tani kanë vendosur t’i heqin edhe të drejtën legjitime të përfaqësimit.
REGRES-RAPORTI nuk ka të ndalur”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Vizita në Gjermani/ PD: Kuvendi na përjashtoi qëllimisht nga delegacioni! Peleshi: Kërkuan axhendë tjetër për në Bundestag, ua miratova












