Peticioni kundër Kim, Bejko: Marrëzi, histori të trashëguara nga Enver Hoxha! Berisha manipuloi votimet, ja ftesa për ish-figurat e PD-së

TIRANË- Sali Berisha ka manipuluar votimin në zgjedhjet që bëri në bazën e Partisë Demokratike. Kështu shprehet në Report Tv ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko i cili thotë se Berisha ‘de facto’ po ushtron rolin e kryetarit, ndonëse ende nuk ka një vendin të formës së prerë nga apeli.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Bejko thotë se në Kuvendin Kombëtar anëtarësia do të ekzekutojë vendimet e Berishës, pasi të gjitha i vendos nga ai. Sipas tij, demokratët do i kthehen kundër Berishës në momentin që do e kuptojnë se një ‘non grata’ nuk i sjell dot në pushtet.

“Berisha raportin me votën e ka të gabuar. Për ata çdo gjë është në rregull. Zgjedhjet për struktura nuk u bë, Elezi bëri kontestimin e fortë për Kukësin. De facto po e ushtron kryetarin dhe nuk kemi dëgjuar një mendim ndryshe. Po është uniformë është fatkeqësi e madhe. Pluralizmi dhe fraksionizmi brenda partisë nuk funksionon, ata janë të gjithë njësoj, ça thotë Berisha dalin e recitojnë. Po zhbën në parti se mendon se e ka të vetën, po manipulon votimin”, u shpreh Bejko.

Bejko tregon se me porosi të Berishës, mbështetësit e tij po marrin në telefon ish-figurat politike të Partisë Demokratike dhe po u kërkojnë të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur më 30 prill. Sipas tij, Berisha po u kërkon atyre që të bëhen pjesë e anëtarësisë.

“Kanë disa ditë që marrin personalitet të PD që kanë qenë skeptik ose kundërshtarë dhe i ftojnë dhe i thonë që doktori na ka dhënë në porosi të të ftojmë në kuvend dhe të pranosh që të fusim në Këshillin Kombëtar”, tha Bejko në Report Tv.

Bejko është ndalur edhe në peticionin e nisur online nga një mbështetës i Berishës, Milaim Nela. Ai thotë se kjo është një marrëzi e trashëguar nga Enver Hoxha.

“Me Kim është një marrëzi dhe një histori kolektive e trashëguar nga koha e Enever hoxhës. Këta mendojnë që SHBA mund ta fitojnë dhe luftën në Ukrainë me Rusinë, por Berishën nuk e mundin dot. Këta i besojnë vërtetë këto gjera. Enverizmi i ulur këmbëkryq në Shqipëri”, u shpreh Bejko.

Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur kryetarët e rinj në 70 degët të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, ndërsa më 30 prill kanë thirrur Kuvendin Kombëtar. Një natë më parë Sali Berisha deklaroi se më 21 ose 22 mars do të zgjidhet kreu i ri i PD-së.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave