Piktura e Guri Madhit pjesë e Muzeut të Futbollit Gjerman, gërshetim i sportit me artin në prag të Euro 2024

Piktura e Guri Madhit pjesë e Muzeut të Futbollit Gjerman, gërshetim i sportit me artin në prag të Euro 2024

Piktura e Guri Madhit 'Kur nuk shkojnë në stadium'

Piktura e Guri Madhit ‘Kur nuk shkojnë në stadium’ është shfaqur në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund. Guri Madhi e realizoi këtë vepër në vitin 1986 dhe pasqyron disa persona që shohin një ndeshje futbolli në shtëpi, teksa gëzojnë për golin e shënuar.

Realizimi i veprës përkonte me zhvillimin e kampionatit botëror në vitin 1986 në Meksikë, ku fituese doli Argjentina.

Tashmë kjo pikturë shfaqet në muzeun gjerman në prag të Euro 2024 që do zhvillohet në Gjermani, ku pjesë do jetë edhe Shqipëria në grupin B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Me anë të një postimin në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se ekspozita në muzeun e futbollit në Dortmund gërsheton botën e futbollit dhe atë të artit, në një ambient ku ka një ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizimin europian të shekullit XX.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria në ‘black aut’ për 30 minuta, eksperti Elezi në Report Tv: Prokuroria shqiptare të nisë hetimet, dëmi shkon në 1 miliardë euro

Shqipëria në ‘black aut’ për 30 minuta, eksperti Elezi në Report Tv: Prokuroria shqiptare të nisë hetimet, dëmi shkon në 1 miliardë euro