TIRANË-Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut.

Artur Aligjoni është plagosur me pistoletë në këmbë. Mendohet se një person është afruar pranë tij rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe e ka qëlluar.

45-vjeçari është pronar klubit të natës''Arena'' në kryeqytet dhe burime të Report TV bëjnë me dije se Artur Aligjoni është konfliktuar para dy muajsh me një person tjetër.

Aligjoni ka plagosur me thikë Halim Hysën nga Kamza në atë kohë. Shkak i plagosjes së Aligjonit mendohet të jetë hakmarrja.

Për këtë arsye Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e sotme Halim Hysën dhe vëllain e tij, me të cilët Artur Aligjoni u konflikua dy muaj më parë.

Ndërkohë Artur Aligjoni është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka kapur në këmbë.

Redaksia Online
XH.K.Shqiptarja.com