Plagosi me armë zjarri dy 24-vjeçarët, në pranga 36-vjeçari Enton Dushaj! Nën akuzë për vrasje e mbetur në tentativë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e sotme 36-vjeçarin Enton Dushaj, pasi ishte shpallur në kërkim sepse më 26 gusht të vitit të kaluar plagosi me armë dy të rinjtë Erison Gjeka dhe Ndue Pali.

Policia ka bërë me dije se 36-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

"Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Skënderbeg", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.  36-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

Ky shtetas, më datë 25.08.2020, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj. 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. P. 24 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, të cilit pas mjekimit të marrë në spital janë larguar për në banesë.  Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër", njofton policia.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama nxjerr pamje nga inaugurimi i Teatrit të Operas dhe Baletit: Kushte dinjitoze për të qenë në lartësinë e zërave të njohur në botë