Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, lihet në burg autori, arrest shtëpie për 2 bashkëpunëtorët

Plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, lihet në burg autori, arrest shtëpie për 2 bashkëpunëtorët

I plagosuri, Bledi Okshtuni dhe autori Ndriçim Jonuzi

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, Ndriçim Jonuzin, autorin e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledi Okshtuni. Në seancën e mbajtur ditën e sotme me dyert e mbyllura, gjyqtari Gentian Dekollari ka lënë në burg Jonuzin, e ndërsa janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për bashkëpunëtorët Markel Shtylla dhe Dorian Troplinin. Autori  Ndricim Jonuzi Tahiri, ishte një person me precedentë penal i dënuar në 2014 me 8 vite burg për vrasje me dashje. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së 19 prillit. Referuar dëshmisë së autorit, por edhe vetë të plagosurit, ngjarja ka ndodhur për parkimin e makinës, ku fillimisht janë konfliktuar me armë dhe më pas Jonuzi ka nxjerrë armën duke e qëlluar dhe lënë të plagosur. 

Dëshmitë e tyre hodhën poshtë akuzat e forta të kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta se ngjarja ka prapavijë politike, madje duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka cilësuar politizimin e kësaj ngjarje si skandaloze.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet