‘Plakë dhe shtrigë e stazhinuar’ Rikja përplaset ashpër me Eglën në BBV

‘Plakë dhe shtrigë e stazhinuar’ Rikja përplaset ashpër me Eglën në BBV

Egla duke u përplasur me Riken

Egla dhe Rikja kanë debatuar shumë rëndë me njëra-tjetrën. Situata ka agravuar sa ofendimet dhe sharjet nuk kanë munguar nga të dyja.

Rike i kërkon Eglës që të mos i fusë spica njerëzve me të cilët ajo ka afrimitet, ndërkohë që aktorja i thotë se nuk ia ka përmendur asnjëherë emrin. Rike acarohet edhe më shumë duke i thënë asaj se është “një shtrigë dhe plakë e stazhionuar”.

Egla tallet me të dhe në dorë përballë Rikes mban një këpucë me takë, ndërsa i thotë që je xheloze për këtë plakën e stazhionuar.

Rike Roçi: Mos i fut spica personave që rrinë me mua.

Egla: Kush he ti mi, këto nuk rrinë vetëm me ty në këtë shtëpi.

Rike Roçi: Mos guxo më t’i fusësh spica njerëzve që unë rri more vesh dhe ma hiq atë takën se shumë të kam duruar.

Egla: S’dua mi ta heq takën.

Rike: Po ik o plakë shtrigë! Ti je një plakë shtrigë.

Egla: O gocë e rritur, mua më vjen anash ti. Ti i jep vetes shumë rëndësi

Rike: Ec plakë e stazhionuar.

Egla: E di çfarë je ti? Unë plakë e stazhionuar? Ej më pëlqen shumë, s’të ka dhënë njeri leksione elegance.

Rike: Shtrigë dhe plagë e stazhionuar je, na ecën tërë elegancë, por je zero.

Egla: Je xheloze për plakën e stazhionuar? E di sa faza pleqërie ke kaluar ti, i ke të gjitha në sy.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë