Plan për atentat nga Serbia për të vrarë Albin Kurtin! Kështu raportojnë mediat në Kosovë, duke ju referuar burimeve nga institucione të sigurisë në Kosovë, që bëjnë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.
Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.
Siç raporton RTK-së, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.
“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi.
Institucionet e sigurisë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës tërthortazi i ka konfirmuar kërcënimet.
Kurti ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”,- është shprehur Kurti.
Ndërsa zyrtari i ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Toni Angellovski ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj Albin Kurtit në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka reaguar lidhur me informacionet për kërcënim me jetë ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit gjatë qëndrimit të tij në Shkup.
Zëdhënësi i ministrisë, Toni Angellovski tha se nuk ka pasur asnjë tentativë për atentat ndaj Albin Kurtit dhe se siguria ka qenë maksimale sipas protokolleve e rregullave.
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.
Zyra e kryeministrisë së Kosovës, ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan ditën e sotme mbi kërcënimet për një eleminim fizik të kryeministrit Albin Kurti.
Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu deklaroi se Kurti nuk është ndjerë i kërcënuar pavarësisht se ka pasur kërcënime të shumta nga struktura të lidhura me Serbinë. Sipas tij, në Beograd ka nervozizëm pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku Kurti dhe Vuçiç u përplasën lidhur me vendimin e Prishtinës për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb.
“Jemi të informuar se ka shumë kërcënime nga individë dhe struktura që kanë lidhje me Beogradin zyrtar. Nervoza në Beograd pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së i ka shtuar kërcënimet dhe agresivitetin ndaj Kryeministrit. Në Shkup janë parë forca të shumta të rendit. Kryeministri nuk është ndjerë i kërcënuar. Gjithçka ka shkuar mirë gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni të Veriut. Ai tashmë është në Kosovë dhe po vazhdon agjendën e tij.” – ka thënë ai.
Më herët, një deklaratë të ngjashme e bëri edhe kryeministri Albin Kurti pasi u pyet lidhur me lajmet për kërcënimin e tij nga persona të lidhur me Beogradin zyrtar.
Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi ditën e sotme se Serbia po punon për eliminim fizik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, teksa ky i fundit po zhvillonte një takim në Shkup të Maqedonisë së Veirut.
Pavarësisht se për qytetarët ky lajm u bë i ditur përmes mediave, për titullarët e shtetit të Kosovës, nuk ishte informacion i ditur.
Konkretisht bëhet fjalë për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ishte pranë Kurtit, kur ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi informacionet e supozuara për një atentat ndaj tij.
Konjufca duket se nuk ishte në dijeni të këtij informacioni dhe habitet shumë nga pyetja e gazetares, drejtuar Kurtit.
Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas pretendimeve se Serbia po përpiqet ta eliminojë fizikisht atë.
Kurti ka thënë se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij.
Të shtunën, pas homazheve te ish-aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, që vdiqën gjatë protestës së vitit 2007, Kurti ka thënë se ka mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat lidhen me Beogradin.
“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”,- është shprehur Kurti.
po kush do ta vrase kete delirant,Njeru qe i ka bere e po i ben kosoves vetem te keqija ,po tru shpelaret kosovare Albinista jane qoruar,Kur tju hapen syte tju roje Albini,Ky nxjer atentate si Saliu qemoti qe do i benin atentat me bomba
PërgjigjuKeto lloj mashtrimesh nuk i ha asnjeri , amerika dhe europa duan qe te bejne pushtimin e vendeve ballkanike duke rritur prezencen e tyre ushtarake me preteksin qe serbia do te sulmoje nga nje moment ne tjetrin dhe kjo eshte loja qe ka ber gjithmone perendimi . Nese duam paqe ne rajon duhet nje zgjidhje politike duke bashkejetuar me fqinjet dhe jo te kerkojme konflikte sepse na nxitin keta palacot
PërgjigjuPo mire mor’ djale, po syte e mendjen per ca e ke? Shqiptaret jane te vetmit ne Balkan qe kane bashkejetuar me te tjeret e gjithmone jane sulmuar prej tyre ne kohe dobesie. Kaq nuk arrin ta kuptosh nga historia jone e dhimbshme apo hajt le te vazhdojme ta hajme ne kurrrizin tone se mbajme ne?! Te sygjeroj te lexosh pak me shume histori te zones tone por me sy e mendje te hapur. Deshira jone per bashkejetese nuk justifikon te jemi naive ndaj realitetit.
Eleminimin fizik te ALBIN KURTIT e kerkon Beogradi vuçiqit dhe shërbetorët e tij në Prishtine dhe ne Tiranë. Eshte e qarte se ne kete pisllek jane tentakulat e mafies shteterore ballkanike me BOSHTIN BEOGRAD-TIRANE...
Përgjigju