THETH- Nëse keni plane për të kaluar të dielën në Theth, atëherë mos i anuloni. Për fat të mirë, pas disa orësh punë, është hapur rruga për Bogë-Theth. Orteku që kishte bllokuar rrugën është hequr dhe qarkullimi kryhet pa problem.
“Pas punës pa ndërprerje, si pasojë e rënies së një orteku hapet rruga Bogë-Theth. Qarkullimi kryhet pa probleme”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
ARRSH u bën apel shoferëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore
“Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, përfundon njoftimi.