Një platformë e re për komunikimin me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të tyre do të jetë në qendër të qasjes së re të qeverisë. “Pasqyrë Albania”, platforma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në Pogradec, do të funksionojë përmes dy sektorëve, “Flamingo Albania” dhe “Radar”.
“Flamingo Albania” do të mbledhë të gjitha problematikat e qytetarëve që nuk kanë marrë zgjidhje nga administrata. Ankesat dhe kërkesat do të kalojnë në këtë sistem për t’u adresuar tek institucionet përgjegjëse.
Ndërsa “Radar” do të shërbejë për gjurmimin e tyre. Qytetari do të mund të kontrollojë në çdo moment se ku ndodhet ankesa, cili institucion po e trajton dhe në çfarë faze është zgjidhja e saj.
Synimi është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh, duke krijuar njëkohësisht një komunikim më të drejtpërdrejtë mes ministrive, bashkive dhe drejtorive të përgjithshme.
Pikërisht këtë mekanizëm kryeministri e përshkroi një ditë më parë në Pogradec si një sistem ku çdo hall apo kërkesë e qytetarit do të mund të ndiqet njësoj si një pako postare.
“Ambicia është që më herët se vonë të arrijmë në pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim e hall i qytetarit i drejtuar institucioneve të jetë si pako postare, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi”, tha Rama teksa prezantonte “Pasqyrë Albania”.
“Pasqyrë Albania” ishte një prej pikave kryesore të takimit 7-orësh që Rama zhvilloi të dielën në Pogradec me 12 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Në tryezë ishin edhe dy dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, pjesë e asaj që socialistët e konsiderojnë një mënyrë të re komunikimi me qytetarët në mandatin e katërt.
Platforma e re rikthen në një formë tjetër një nismë të ndërmarrë nga qeveria edhe më herët. Në vitin 2018 u prezantua portalin e Bashkëqeverisjes me "Shqipëriaqëduam.al", me synimin për të adresuar ankesat dhe problematikat e qytetarëve me administratën.
-
Mbulo diellin me shoshe. Keto arnime qe ben ky nuk zhbejne dot sistemin e korrupsionit qe eshte themel i shtetit. Njerezit kane gjithe keto vite qe ankohen e cirren per abuzimet dhe vjedhjet qe ju behen nga organet ligjzabtuese dhe s'gjejne zgjidhje. Sa te larte e paskan patur tolerancen keta njerez eshte a habitshme. Brezi i komunizmit eshte si ai qeni i rrahur qe i vogel.
Përgjigju -
Po platforma per ankesat egzistojne tashme. Shqiperia qe duam edhe hapsira ime. Mjafton te mirembahen keto qe jane ska nevoj qe cdo vit te nxjerr nga nje platforme te re.
Përgjigju-
O Plato .. Paske rrjedhur.. ishalla do të vine mend në 2030 … na korrite edhe emrin që ke..
-
-
A e dinë shpellarët se ku jetojnë flamingot,aty mblidhen vetëm të degjeneruar të paguar....
Përgjigju










Komente
Komento