Gjuha e rrugës nuk është kulturë shqiptare! As e medias

Gjuha e rrugës nuk është kulturë shqiptare! As e medias

Në debatet e radhës në mediat shqiptare, herë pas here, në mënyrë ritmike, prej 30 vitesh demokraci, bëhet lajm ai ose ajo që e kaloi “vijën e kuqe” duke sharë tjetrin që mendon ndryshe, është ndryshe, me atë që quajmë “fjalorin e rrugës”. Menjëherë pas ngjarjes së “bujshme”, pas shkrimit, batutës, deklaratës, epitetit, metaforës, që shkaktoi “indinjatë” nisin komentet dhe analizat se “kështu ndodh në Shqipëri!”, “kështu janë shqiptarët!”, “kështu janë mediat shqiptare!” etj. etj.

Pa dashur të ripërsëris atë që shkruaj dhe them përherë se kush është frymëzuesi dhe burimi kryesor i këtij debati vulgar në Shqipëri, cili është babai shpirtëror i gjithë diskursit publik që cënon rëndë dinjitetin njerëzor, duhet të biem dakord njëherë e përgjithmonë se kjo që ndodh nuk është aspak “Shqiptare”! Askush, për asnjë moment dhe asnjë sekondë, nuk duhet të dorëzohet e të konsiderojë “shqiptar” një fenomen që nuk është as njerëzor, as qytetar, as profesional. Nuk duhet të ngatërrojmë individë që për arsye të forta personale, me probleme serioze dhe të dukshme të shëndetit mendor (të diagnostikuara me lehtësi publikisht nga profesionistë të fushës) apo me qëllime të vëtedijshme manipuluese dhe deformuese, me pjesën tjetër të bukur të shoqërisë. Nuk janë shumë ata që bëjnë zhurmë me forcën e ofendimeve, me forcën e banalitetit dhe shpifjeve. Janë fare pak dhe pikërisht se janë kaq pak dhe të vetmuar, e kanë të domosdoshme të fitojnë vëmendjen jo me forcën e logjikës dhe të arsyetimit, por të shokojnë kë kanë përballë dhe kush i dëgjon pikërisht me fjalët më ekstreme.

Secili prej nesh mund të bëjë një llogari të thjeshtë se sa persona të tillë njeh në rrethin e vet miqësor, profesional dhe familjar dhe me siguri do të shohë se janë pak, vërtetë shumë pak sa mezi plotësojnë gishtat në një dorë. Fjalëshëmtuarit, urrejtësit, shpifësit që duket se “kanë mbushur” mediat tona sot, janë të vetmuar, të izoluar, tamam si ata “idiotët” që permend Umberto Eco që dikur pas disa gotave, bërtisnin në klubin e lagjes e liheshin vetëm në dalldinë e tyre; janë në të njëjtën përqindje matematikore, me të vetmin ndryshim dhe shanc për ne: I njohim dhe mund t’i shmangim. Ekspozimi i tyre është një mundësi e mirë që t’u qëndrojmë larg.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatos: 12/02/2022 17:18

    Eshte gjuha e te tredhurve qe na e shpifen mbremjen e debateve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë