Plator Nesturi: Loja me doreza për presidentin

Plator Nesturi: Loja me doreza për presidentin

Plator Nesturi

Qenka shumë e vështirë që forcat politike shqiptare të ulen normalisht në një tryezë pune e të merren me çështjet ligjore, parlamentare e shtetërore e që janë në funksion apo në interes të qytetarëve. Panorama më e qartë për këtë ishte dhe vështirësia aq e “pakalueshme” që opozita e maxhoranca të bëheshin bashkë për procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Më kollaj e kanë të vendosen në llogore luftarake e të bombardojnë njëri tjetrin me deklarata e akuza sesa të dëshmojnë se shteti nuk drejtohet vetëm nga ai që është në pushtet, por nga të dyja bashkë, maxhorancë dhe opozitë. Fatkeqësisht kjo është dëshmi se ende nuk kemi dalë nga situata parapolitike kur zgjidhjet vinin me kopaçe kurrizit ndaj kundërshtarit. Përzgjedhja e presidentit në këto 30 vite ishte një eskluzuvitet i pazareve të kryetarëve të partive. Procedura e vetme, nëse ajo do të funksiononte, ishte pikërisht tryeza e kerëve të pushtetshëm dhe kartonat pro dhe kundër ishin shprehje e suksesit apo e dështimit të bisedimeve midis tyre. Kësaj rradhe diçka ishte ndryshe. Për herë të parë procedura për presidentin  e ri nuk kaloi në ndonjë darkë peshku midis liderësh por iu përcoll procedurave të grupeve parlamentare. A ndodhi kjo pasi Rama ndodhet qartësisht i vetëm si kryetar partie pasi në kampin kundërshtar nuk duhet se ku është koka dhe ku është bishti, kjo është çështje tjetër më vete.

E rëndësishne sidoqoftë është që për herë të parë kjo praktikë i kaloi dialogut parlamentar dhe mbase kjo bëhet normë që duhet vijuar dhe në raste të tjera, si për përzgjedhjen e presidnetit ashtu edhe funksionarëve të tjerë që iu duhet vota parlamentare për të ushtruar detyrën. Megjithatë raundi i parë kaloi në boshësi përderisa nuk u arrit të kishte asnjë emër kandidati. E kështu rrezikoi dhe i dyti derisa në takimin e djeshëm të kryetarëve të grupeve më së fundmi u dakortësua që opozita do të çojë kandidaturat e veta. Duket se periudha e testimit midis palëve është tejkaluar dhe procesi mund të hyjë në procedurë normale. Procedurë që jo domosdoshmërisht do të çojë në një kandidaturë konsensuale. Të paktën kjo u la të kuptohej nga mbledhja e djeshme. Pra opozita mund të paraqesë emrat e saj, nga ku edhe mund të dalë mundësia e një kandidati konsensual nëse dhe naxhoranca jep aprovimin, por jo domosdoshmërisht do të ndodhë kështu. Çështja mund të shkojë dhe drejt raundeve finale nga ku maxhoranca do të nxjerrë emrat e saj për kandidatë. Në fund të herës do të kemi një president të ri, por se kush e propozon dhe si miratohet kjo do të jetë proçes u hapur dhe i papërcaktuar në fillim të herës.

Frika e deritanishme e opozitës se mund të përdorej nga maxhoranca për ti dhënë legjitimitet procesit ka një davaritje. Në fund të fundit çdo lloj procedure e ndjekur deri tani është e ligjshme, ashtu siç janë të ligjshme si maxhoranca ashtu dhe opozita. Ndaj pjesëmarrja apo jo e opoziës në proces as i jep dhe as i heq legjitimitet përzgjedhjes së presidentit, përveç se do të ish shenjë papjekurie politike dhe braktisje e detyrës parlamentare. Braktisje që për fat të keq e ka bërë edhe më parë kur ka djegur mandatet e saj. Sidoqoftë ka dhe arësye të tjera që i mbivendosen proçesit. Fakti që përtej betejës parlamentare dhe funksioneve normale në Kuvend, opozita ka dhe një betejë tjetër të rëndësishme nga ku varet mbijetesa politike e saj. Beteja është e brendshme dhe ka të bëjë me luftën e ashpër që ka sjellë ndarjen në dy grupime të mëdha e kushedi tjetër në ca copëza më të vogla.

Beteja në selinë blu po zhvillohet në dy fronte të ndryshme që momentalisht duket se nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Njëra betejë është për anëtarësisnë, dhe fronti tjetër është se kush dominon forcën e mandateve në parlament. Të paktën për betejen në dominancën mbi grupin parlamentar, ndjekësit e Alibeajt dhe kundërshtarët e Berishës duket se përbëjnë pjesën dërmuese, dhe pak u intereson axhenda e Rithemelimit që objektiv kryesor shpalos vetëm vënien në krye si kryetar, Sali Berishën. Deri në zgjedhjet e ardhshme, kur mund të provohet forca e secilit në elektorat, beteja zhvillohet në parlament dhe aty dëshmohet dhe rëndësia e forca e kartonit të gjithësecilit. Dhe këtë forcë të rëndësisë në parlament do të përpiqet ta vërë në funksion dhe të betejave të ardhshme elektorale për të arritur maksimunin e për tu mbivendosur obi kundërshtarët e brendshëm. Pasi në fund të fundit, janë tre vjet përpara dhe në të gjitha rastet koha nuk është ajo që është në favor të Berishës.

Në këtë aspect duhet kuptuar dhe loja me doreza që bëjnë palët. Ndoshta dhe raundi i parë nuk do të kish shkuar më kot dhe opozuita mund të kish një kandidat të saj nëse nuk do të eksiztonte frika se ai do të konsumohej nga lufta e brendshme. Për të gjithë ishte e qartë se çdo kandidat që do të prezantonte grupi parlamentar i PD-së, të nesërmen do të baltosej pa mëshirë nga Rithemelimi. Beteja për të marrë PD-në është më e rëndë dhe më sinjifikative për çdo grup opozitar sesa çdo çështje tjetër. Ajo prevalon dhe mbi çështjen e presidentit të ri, përderisa presidenti i vjetër po nxiton dhe ai të bëhet pjesë sa më parë e betejës që ka përfshirë opozitën. Ndaj, ndërsa është e qartë se çështja e presidentit do të përfundojë e pas saj edhe shumë çështje të tjera që do ndjekin njëra tjetrën, beteja midis opozitës duket se do të vijojë. Madje shumë gjatë.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë