Plazhet bosh apo plot/ Çoçoli: Hotelet, të prenotuara deri në tetor! Haxhimali: Pse duhet të merret kryeministri me shezlonget dhe çadrat?

Debat i madh është hapur javët e fundit lidhur me frekuentimin e plazheve shqiptare, pasi disa video kanë qarkulluar në rrjete sociale, sikur ato janë bosh.

Ekspertë të ndryshëm kanë dhënë mendimin e tyre, disa duke argumentuar se plazhet janë bosh për shkak të çmimeve, ndërsa të tjerë e shohin si një reklamë të keqe për Shqipërinë pasi frekuentimi vijon të jetë i lartë në plazhe nga veriu në jug.

Dy ekspertët Agron Haxhimali dhe Fatos Çoçoli shprehën mendimin e tyre në Studio Live për Arbër Hitajn lidhur me turizmin në plazhe deri më tani. Çoçoli thekson se nuk duhet fokusuar tek shifrat e turzimit, teksa shtoi se hotelet janë prenotuar deri në tetor.

'Ka kakofoni. Shifrat janë bindëse. Mjafton të dalësh në rrugët e qyteteve kryesore dhe shikon që vetëm flitet në gjuhë të huaj. Kemi shumë nga italianët, kemi spanjollë. Nuk besoj se shifrat janë ato që na shqetësojnë. Kemi shifra nga INSTAT, sistemi TIMS. Ky korrik dhe gushti është intensiv. Edhe shtatori shihet si shumë intensiv. Sezonin veror e kemi zgjatur deri në mes të tetorit.

Janë plazhet plot apo bosh, dikush e merr foton në orën 7 të mëngjesit, dikush në 10 pak rëndësi ka. Ne si shqiptarë i shijojmë pushimet pak si përtac. Gjykoj se nga çfarë kam marrë në telefon, hotelet janë të mbushur deri në tetor. Nuk shoh problematikë reale. Artikuj në media sociale, booking.com që japin mundësi të shprehësh mendim, nëse do kishte aty mendime negative do ishte shqetësim.'

Haxhimali e shikon si të panevojshme përfshirjen në këtë debat të kryeministrit Rama që poston foto dhe video në rrjete sociale me plazhet plot.

'Edhe unë them që nuk duhet të shkojmë tek loja e shifrave. Një debat politik, për të ngritur. Edhe unë e pranoj si balet shifrash. E kam thënë gjithnjë çi duhet politikës ta ketë temë të ditës nga kryeministri fotografinë  është plazhi plot apo bosh. Ka ndonjë kryeministër në botë që merret me shezlonge plazhe, me gjëra bajate. E kam përshëndetur por e bëri për të justifikuar faktin, nxjerr fotografi të plazhit luksi të Maldives.

Ksamili a duhet të ketë hapësirë të plazhit publik? A kemi mundësi ne të shkojmë me çadrën tënde?'

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Belerit nuk i bëhet të kthehet: Do ta sjell çështjen time në Gjykatën e Strasburgut! Në Parlamentin Europian kam prioritet vetëvendosjen në Shqipëri

Belerit nuk i bëhet të kthehet: Do ta sjell çështjen time në Gjykatën e Strasburgut! Në Parlamentin Europian kam prioritet vetëvendosjen në Shqipëri