Plehrat, KQZ dhe Referendumi
Para disa ditëve, KQZ-ja zhvilloi mbledhjet e veta për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën e një grupi nismëtarësh, për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm. Në këto mbledhje ishin ftuar edhe përfaqësuesit e partive parlamentare që morën fjalën, bënë deklarata dhe komente, paraqitën objeksionet e tyre lidhur me nënshkrimin e zgjedhësve, afatet e paraqitjes së kërkesës, etj.
Para disa ditëve,
KQZ-ja zhvilloi mbledhjet e veta për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me kërkesën e një grupi nismëtarësh, për zhvillimin e një referendumi të përgjithshëm. Në këto mbledhje ishin ftuar edhe përfaqësuesit e partive parlamentare që morën fjalën, bënë deklarata dhe komente, paraqitën objeksionet e tyre lidhur me nënshkrimin e zgjedhësve, afatet e paraqitjes së kërkesës, etj. Sikur të mos ishin në dije për nismën e marrë për zhvillimin e një referendumi, të krijohej përshtypja se KQZ-ja ishte mbledhur për ndonjë çështje që kishte të bënte me zgjedhjet periodike. Nuk e di nga se u nis, ose ku u bazua KQZ-ja që njoftoi për të qenë të pranishëm në këto mbledhje edhe përfaqësuesit e partive parlamentare. Nuk dua ta paragjykoj, por ndoshta e quajti këtë veprim të zakonshëm. Meqenëse kam mendim tjetër, e pashë të nevojshme ta shpreh atë, sepse kjo mund të shërbente të paktën si një temë diskutimi, aq më tepër se në mbështetje të nenit 185 të Kodit Zgjedhor, duhet (nuk dimë se kur) të miratohet ligji i ri për referendumet. Qysh në fillim, shpreh mendimin se në mbledhjet e mësipërme të KQZ-së as që duheshin njoftuar përfaqësuesit e partive parlamentare. Po parashtroj vetëm argumentet e mëposhtëme: 1 – Është e vërtetë se sipas nenit 26 të Kodit Zgjedhor, përfaqësuesit e partive parlamentare që kanë marrë pjesë në zgjedhje janë me status të përhershëm pranë KQZ-së dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja Me shprehjen “në të gjitha mbledhjet që zhvillon KQZ-ja” nënkuptohen ato mbledhje ku trajtohen çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet periodike. Kjo del edhe nga të drejtat që parashikohen në ligj (Neni 26, pika 3 e Kodit Zgjedhor). Përfaqësuesi i subjektit zgjedhor, sipas nenit 2, pika 14 të Kodit Zgjedhor, është personi i autorizuar për të përfaqësuar interesat e këtij subjekti dhe për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Zgjedhore në emër dhe për llogari të subjektit zgjedhor. Në mbledhjet e KQZ-së, në rastin që bëhet fjalë, çfarë interesa përfaqësonin përfaqësuesit e partive parlamentare dhe a do të legjitimoheshin subjektet që ata i kishin autorizuar, të ankoheshin psh ndaj këtij apo atij vendimi që mund të merrte KQZ-ja? Sigurisht që jo. 2 – Grupi nismëtar për zhvillinin e referendumit të përgjithshëm, ju drejtua KQZ-së për tu pajisur me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve. Mbasi u mblodhën nënshkrimet u depozituan në KQZ. KQZ-ja, sipas nenit 128, pika 2 e ligjit për referendumet ka të drejtë të vendosë pranimin ose mospranimin e kërkesës brenda 90 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, “duke e bazuar vendimin vetëm mbi rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur”. Për kushtetutshmërinë ose jo të këtij referendum, siç dihet, shprehet vetëm Gjykata Kushtetuese (shih nenin 152 të Kushtetutës dhe nenin 129, pika 2 të ligjit për referendumet). Në këtë vështrim cili do të ishte roli, statusi dhe të drejtat e përfaqësuesve të partive parlamentare lidhur me pajisjen e grupit nismëtar me fletët tip si dhe për rregullsinë e dokumentacionit të paraqitur? Asnjë rol, me asnjë lloj statusi, pa asnjë të drejtë. Mendova të trajtoj këtë çështje edhe për një arsye fare të thjeshtë që mund të shmangej; pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive politike parlamentare edhe në rastet kur KQZ-ja shqyrton një kërkesë për zhvillimin e një referendumi, deri në një fare mase i jep mbledhjes ngjyrime politike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53