Po digjnin barërat në tokat e tyre, por i vunë zjarrin sipërfaqeve të mbjella me ullinj e misër, nisin hetimet për dy persona në Fier e Lushnje

Foto ilustruese

Dy persona janë vënë nën hetim sot në Roskovec të Fierit dhe në Lushnjë, pasi aksidentalisht i vunë zjarrin sipërfaqeve të tëra toka.

U proceduan për zjarrvënie Rushan Plaka banues në fshatin Vidhisht të Roskovecit dhe Ardian Sema, banues në fshatin Rrupaj Lushnjë, të cilët duke tentuar të digjnin barërat në tokat e tyre, dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj e misër, në pronësi të tre personave të tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vetingu i politikanëve nga SPAK, mendoni se Basha po sfidon Berishën me këtë propozim?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Fatos Tarifa: Kush e futi Shqipërinë në NATO? Pse pretendimi i PD dhe Berishës është një mashtrim i madh publik