“Po hakmerresh se ftova kunatin tënd”, Rudina i përgjigjet Tunës, ka një porosi edhe për Ermalin (Foto)

“Po hakmerresh se ftova kunatin tënd”, Rudina i përgjigjet Tunës, ka një porosi edhe për Ermalin (Foto)

Dy moderatorët Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi me këngëtaren Altuna Sejdiu

Moderatorja Rudina Magjistari i është përgjigjur deklaratës së këngëtares Tuna Sejdiu e cila është shprehur se nuk do të shkonte asnjëherë, sa të kishte jetë në emisionin e saj. “Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite, sa të jem gjallë,”- u shpreh Tuna, duke mos sqaruar arsyen.

Me anë të një fotoje në Instastory, Magjistari shkruan se i vjen keq për njerëzit që kanë pranë këngëtaren pasi sipas saj ka shumë urrejtje në shpirt.

Hej Tunë e dashur, po hakmerresh pse unë bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi është edhe kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë ato që do?! Se s’di t’më ketë ndodh ndonjë gjë tjetër me ty mua në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq m’vjen për ata që t’kanë afër!”- shkruan Rudina.

Më tej moderatorja i drejtohet Ermalit: “Ermal e do edhe ti një?

Postim i bërë nga Rudina Magjistari në Instastory 

Ky i fundit i ka kthyer përgjigje koleges së tij në të njëjtën mënyrë: “Jo Jo Rudina, vazhdo ti,”- shkruan Mamaqi në një foto në Instastory.

Postim i bërë nga Ermal Mamaqi në Instastory 

6/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/10/2018 09:55

    Sa t punume, jashtmase!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar