ITALI-Policia ka shkatërruar një celulë xhihadiste në Venecia, në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa një i katërt, minoren u dërgua në paraburgim, të gjithë shqiptarët janë nga Kosova.
Sipas të dhënave të para ata po planifikonin një atentat mbi urën Rialto në qendër të Venecias ku mund të humbnin jetën qindra qytetarë.
Arrestimet u kryen pas kontrollit të 12 banesave, 10 prej të cilave në qendrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në Mestre dhe një në Trevizo.
Të arrestuarit ishin në vëzhgim prej disa muajsh, pasi Drejtoria Rajonale e Antimafais dhe Antiterrorizmit kishte në hetim aktivitetin radikal fetar të anëtarëve.
Në një nga përgjimet, njëri prej tyre thotë: “"Vendos një bombë në Venecia dhe shkon menjëherë në Parajsë, këtu ka të pafe"
“Mezi pres orën për t’iu betuar Allahut, nëse betohem jam gati te vdes”, shprehet njëri prej tyre gjatë përgjimeve, ndërsa një tjetër e përshkruan të madh një terrorist i cili përgatit një bombë dhe e vendos në një çantë.
Identifikohen tre kosovarët që po përgatisnin sulmet në Venecia
Personat e përfshirë janë me leje qëndrimi të rregullt në Itali. Fisnik Bekaj 24 vjec,Dale Haziraj 25 vjec dhe 27 vjecari Arjan Babaj është ky identifikimi i të arrestuarve.
/Shqiptarja.com

VIDEO