Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'

Durres- Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell pamjet nga anija “Moliva” që pret në radë ndërsa pritet që të nisin procedurat për ankorim në Port. Pamjet janë të sotmet (2 nentor 2024) 

Përmes një njoftimi të djeshëm Prokuroria e Durrësit sqaroi se anija do qëndrojë në radë deri kur të sigurohet vendi i përshtatshëm për ankorim.

Një grup i praktikës ka shkuar tek anija me konteinerë për të parë mundësinë e realizimit të proçedurave të ankorimit të saj në një prej kalatave të portit. Prokuroria e Durrësit argumentoi vonesën e ankorimit me "kompleksitetin e çështjes, si volumi i sendeve objekt sekuestrimi, llojit të sendit dhe veçanërisht nevojës për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike te tyre".

Ndërkohë, deri në finalizimin e sekuestros për 102 konteinerët që dyshohet se mbartin mbetje të rrezikshme, anija do të monitorohet nga Policia e Shtetit. Prokuroria thotë se analizat e lëndës së dyshuar të rrezikshme do të bëhen në laboratorë vendas dhe për këtë janë në diskutime me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, që të vendosin në dispozicion laboratorë dhe ekspertë.

Kontejnerët u nisën nga ky por më 4 korrik të këtij viti, me destinacion Tajlandën dhe Singaporin, por pas alarmit të dhënë nga “Rrjeti i Bazelit”, e njohur si organizata BAN, u ndaluan dhe kthyen mbrapsht në destinacion me anijet transportuese të kompanisë “Maersk”.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet prej 21 Gushtit dhe ende është nën proces aktiv, teksa më 26 Tetor ka kërkuar kryerjen e analizave të mbetjeve, dhe mbajtjen e tyre në ambiente të sigurta, me plumbçe të mbyllura, të ruhen me Polici dhe me monitorim kamerash. Anija mbërriti afër portit më 28 Tetor, në pritje të ankorimit. Këto mbetje kishin dalë nga ambientet e kompanisë "Kurum" dhe të transportuara nga shoqëria "Sokolaj sh.p.k", ndaj të cilave gjithashtu po kryhen hetime.

Anija ndodhet 1,5 milje nga porti, në radën e jashtme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

 Komedia ‘Kujdes nga miku’ me regji të Armand Borës shfaqet në teatrin e Durrësit

Komedia ‘Kujdes nga miku’ me regji të Armand Borës shfaqet në teatrin e Durrësit