POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecin ku një 25-vjeçar ka humbur jetën në dush.

Viktima është Fatjon Lepa 25 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së Lepës ka qenë një masë elektrike por nuk hidhen poshtë edhe dyshimet nga policia se i riu mund të ketë rrëshqitur ose të ketë pësuar atak kardiak. 

Trupi i pajetë i 25-vjeçari ka qëndruar për rreth 30 minuta në tualet. Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë thyer derën dhe kanë nxjerrë trupin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër një.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes. 

Ndërkohë para dy ditësh edhe në qytetin e Krujës ka ndodhur e njëjta ngjarje, me pasojë vdekjen e një 36-vjeçari.

Ai humbi jetën pas kontaktit me energjinë elektrike teksa ishte në dush. Shtetasi me iniciane G.P u transportua me urgjencë në drejtim të spitalit të Krujës, por mbërriti pa shenja jete. 

Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e viktimës.

pogradec
(Fatjon Lepa, personi qe humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike) 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)