Administratori, njëkohësisht edhe pronar i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin është proceduar penalisht për shpërdorim detyre, pasi nuk ka bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë aks.
 
Sipas policisë, ka filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Ajaz Dokollari 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht në Pogradec, pasi nuk ka ndërhyrë për pastrimin e dëbroës.
 
Si pasojë e mos reagimit për mos pastrimin e rrugës, janë shkaktuar vështirësi në qarkullim, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.


dy.b/shqiptarja.com