Një 50-vjeçar është shpëtuar nga policia kufitare pasi teksa peshkonte me varkë në Liqenin e Pogradecit ka rrezikuar të mbytet.
 
Pas njoftimit se një shtetas me varkë kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit, Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Pogradecit ka bërë të mundur shpëtimin e tij.
 
Policia Kufitare e ka nxjerrë 50-vjeçarin Y.B. nga uji thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me ambulancë në spitalin e Pogradecit, ku ju dha ndihma mjekësore.

Peshkatari tashmë është në gjednje të mirë shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com