Policia e Shtetit ka njoftuar një tjetër dalje urgjente për media, pas daljes së drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, i cili shkriu Policinë e Elbasanit, duke larguar të gjithë drejtuesit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Policisë, Raban Jaupi, do të dalë në konferencë në orën 12:30. 

Nuk dihet ende për çfarë do jetë kjo dalje, por mbrëmjen e kaluar policia zhvilloi një aksion të madh në Vlorë, ku sekuestroi 4.5 tonë drogë, e cila iu përkiste miqve të shtetasit Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali si kreu i një bande droge Shqipëri-Itali, ndërsa vëllai i tij, Florian Habilaj, është në kërkim.

d.c./shqiptarja.com