Berisha akuzoi për fshehje të dhunimit të vajzës nga djali i deputetit të PS, policia: Ja e vërteta

Berisha akuzoi për fshehje të dhunimit të vajzës nga djali i deputetit të PS, policia: Ja e vërteta

Sali Berisha

TIRANE-Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një denoncim nga qytetari dixhital, që akuzon djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rrahja se ka dhunuar një vajzë, ndërsa ngjarja, sipas tij është fshehur nga policia. E ndërsa qytetari dixhital që i shkruan Berishës thotë se vajza është dhunuar, ish-kryeministri shkon më tej duke thënë se 25-vjeçarja që ka bërë kallëzimin është përdhunuar. Ai akuzon se djali nuk është ndaluar pasi ka pasur disa ndërhyrje politike. Rrahman Rrahja është deputet i PS zgjedhur në qytetin e Krujës, qarku Durrës.

Krim i shemtuar! Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb “Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale

Postimi i Sali Berishës

Por pas publikimit të denoncimit nga Berisha, ka reaguar Drejtoria e Policisë së Durrësit. Policia sqaron se vajza me inicialet Xh.M. 25 vjeçe ka denoncuar në datë 21 korrik se e kërcënonte R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë, sipas Berishës është djali i deputetit të PS. Sipas policisë, materialet janë referuar në prokurori dhe ngjarja nuk është fshehur, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018), ndërsa shton se SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Sqarim

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

Policia e Durrësit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 29/07/2018 21:08

    Ky duhet derguar menjehere ne spitalin e psikopateve ,ky do futur nje nje kafaz dhe ta peshtyje gjithe populli

    Përgjigju
  • Qoqja: 29/07/2018 18:36

    Na mori malli o Trimi i gjithe te zezave te SHQIPERISE .Tani je bere fare koqe se ne fakt ashtu ke qene por ishe koqe me pushtet tani je koqe kanari cfar te japin ate thua se zoti po e ben punen avash e avash do i nxjerresh dhembet e helmosur .Zoti mart hak .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip