Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit

Policia gjen prova kundër Dani Alves, kamera trupore filmoi viktimën e përdhunimit

Dani Alves

Dani Alves është pas hekurave prej së premtes së kaluar, pasi një vajzë 23-vjeçare e ka denoncuar për abuzim seksual mbrëmjen e 30 dhjetorit në clubin Sutton në Barcelonë. Tanimë policia ka prova të reja kundër futbollistit, pasi një patrullë policie ka filmuar me një kamera trupore vajzën fill pas sulmit duke qarë me nervozizëm dhe duke thënë se ishte përdhunuar.

Sipas 'El Periódico' , një nga agjentët e policisë aktivizoi në mënyrë të pavullnetshme kamerën që mbante në gjoks, duke regjistruar gabimisht deklaratat e para të të resë në të cilat siguronte se Dani Alves e kishte përdhunuar.

Pas deklaratës, vajza u dërgua në spital nga ku u konfirmua se ishte sulmuar seksualisht dhe se kishte shenja gishtrinjsh. Tanimë Dani Alves vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Barcelonë, ndërsa ka ndërruar edhe avokat, duke marrë ndihmë ligjore nga përfaqësuesi i Messit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD