Operacioni për kapjen e të kërkuarit për tentativë vrasjeje, 23 vjeçarit Leonard Dema, në aksin Mamurras-Laç u shoqërua me të shtëna dhe përfundoi me plagosjen e të riut. Në shoqërinë e Amadeo Fufit, djalit të ish deputetit të Pd-së Mhill Fufi, ata tentuan të largohen duke përplasur mjetin e tyre me makinën e patrullës së policisë. Më pas Fufi, nxorri armën duke ia drejtuar efektivëve të cilët u kundërpërgjigjën me të shtëna duke plagosur Demën, i cili më pas u dërgua në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve e nën arrest. Në pranga dhe djali i ish deputetit demokrat.
***
Pasditen e kësaj të marte policia nisi një operacion për kapjen e të shumëkërkuarit Leonard Dema, i dënuar me 7 vite burg në Itali për tentativë vrasjeje.
Teksa efektivët kishin lokalizuar automjetin me të cilin 23 vjecari lëvizte, nën shoqërinë edhe të Amadeo Fufit, pranë një karburanti në aksin kombëtar Mamurras-Lac, dy të rinjtë tentuan të përplasnin policinë.
Në momentin e ndërhyrjes 23 vjecari Dema tentoi të çante kordonin policor me automjet duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ndërsa 28 vjecari Fufi, djali i ish -deputetit të PD, Mhill Fufi, u drejtoi armën policëve.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, blutë qëlluan me armë, duke lënë të plagosur Leonard Demën. 23 vjecari u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e Laçit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia arrestoi në flagrancë djalin e ish deputetit, 28 vjecarin Amadeo Fufi.
Gjatë kontrolleve, blutë sekuestruan edhe pistoletën që mbante i riu. Lidhur me ngjarjen ekspertët po mbledhin çdo provë dhe dëshmi si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e prokurorisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Fuft jan te fòrtet e lacit
PërgjigjuDerr malokësh kafshë të ndyrë..
PërgjigjuPOLICI LESHI..TA KISHIT VRARE NE VEND..ATY.KTIMINELIN,,,.KUSH I DREJTON ARMEN POLICIT EKZEKUTOHET NE VEBD NGA POLICIA. DHE POLICIT I JEPET MEDALJE NGA SHTETI..KESHTU E KA ITALIA..GJERMANIA..SHBA ...ANGLI..ETK...
PërgjigjuSe vret dot se eshte drrejtori Rames tani ish deputeti sales