Operacioni për kapjen e të kërkuarit për tentativë vrasjeje, 23 vjeçarit Leonard Dema, në aksin Mamurras-Laç u shoqërua me të shtëna dhe përfundoi me plagosjen e të riut. Në shoqërinë e Amadeo Fufit, djalit të ish deputetit të Pd-së Mhill Fufi, ata tentuan të largohen duke përplasur mjetin e tyre me makinën e patrullës së policisë. Më pas Fufi, nxorri armën duke ia drejtuar efektivëve të cilët u kundërpërgjigjën me të shtëna duke plagosur Demën, i cili më pas u dërgua në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve e nën arrest. Në pranga dhe djali i ish deputetit demokrat.

***

Pasditen e kësaj të marte policia nisi një operacion për kapjen e të shumëkërkuarit Leonard Dema, i dënuar me 7 vite burg në Itali për tentativë vrasjeje.

Teksa efektivët kishin lokalizuar automjetin me të cilin 23 vjecari lëvizte, nën shoqërinë edhe të Amadeo Fufit, pranë një karburanti në aksin kombëtar Mamurras-Lac, dy të rinjtë tentuan të përplasnin policinë.

Në momentin e ndërhyrjes 23 vjecari Dema tentoi të çante kordonin policor me automjet duke rrezikuar jetën e efektivëve. Ndërsa 28 vjecari Fufi, djali i ish -deputetit të PD, Mhill Fufi, u drejtoi armën policëve. 

Në kushtet e vetëmbrojtjes, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tyre, blutë qëlluan me armë, duke lënë të plagosur Leonard Demën. 23 vjecari u dërgua për ndihmë mjekësore në urgjencën e Laçit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia arrestoi në flagrancë djalin e ish deputetit, 28 vjecarin Amadeo Fufi.

Gjatë kontrolleve, blutë sekuestruan edhe pistoletën që mbante i riu. Lidhur me ngjarjen ekspertët po mbledhin çdo provë dhe dëshmi si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e prokurorisë. 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 20/05/2026 02:16

    Ne jemi bere si burgjet e El Salvadorit, po vetem se ketu qarkullojne te lire dhe bejne edhe ndonje vrasje. hajde kryeminister dhe polici hajde ...

    Përgjigju
  • Shkodra: 19/05/2026 23:04

    Fuft jan te fòrtet e lacit

    Përgjigju
    • Piroli: 20/05/2026 00:01

      Fisi Pirolit janë qe ne kohe te Skenderbeut , ato bajne ligjin ne ato zona , te dish sa per info ! Kurse ne Shkoder e bajne Bushatllinjte ne mos gabofsha ne kohe te mbreterise ka pas edhe Gjon Marka Gjoni pushtet tek kulla vet ne Shkoder !

  • franc: 19/05/2026 21:44

    Derr malokësh kafshë të ndyrë..

    Përgjigju
  • beni: 19/05/2026 20:28

    POLICI LESHI..TA KISHIT VRARE NE VEND..ATY.KTIMINELIN,,,.KUSH I DREJTON ARMEN POLICIT EKZEKUTOHET NE VEBD NGA POLICIA. DHE POLICIT I JEPET MEDALJE NGA SHTETI..KESHTU E KA ITALIA..GJERMANIA..SHBA ...ANGLI..ETK...

    Përgjigju
    • Hmm: 19/05/2026 23:58

      Ops-o, le te jete kush te doje ai mer plak,kush e njef…kur te drejtojne armen nuk e pyet per ke punon…dy plumba ahpejt e shpejt nje ne koke e nje ne zemer qe ta kete ikjen e sigurte e pa dhimbje…me pas te dalin se kush eshte e per ke punon…ti ca kujto se e gjithe policia i njeh keta tipat? jo memplak te rren menja…robqirit duhet ti qish robt perndryshe nuk vene mend…

    • Ops: 19/05/2026 21:46

      Se vret dot se eshte drrejtori Rames tani ish deputeti sales

  • Sondazhi i ditës: 19 Maj, 10:36

    Sylvinho e mbyll me Kombëtaren, si e vlerësoni punën e trajnerit brazilian?