Pranoi njohjen me Rrajën, por jo përfshirjen! Gjykata burg të riut që fshehu autorët e atentatit kundër prokurorit

TIRANE-Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin ka lënë në burg pa afat të riun nga Durrësi me origjinë nga Skrapari, Arjol Halilaj, i cili u arrestua dy ditë më parë me akuzën e bashkëpunëtorit në atentatin kundër prokurorit Ndoja në 1 nëntor të vitit të kaluar të Shkozet.

Ai akuzohet se ndihmoi autorët, mes tyre të arrestuarin Redjan Rraja që të largohet nga vendi i ngjarjes pas atentatit. Report Tv mësoi dje se përpara grupit hetimor i riu ka pranuar njohjen me Redjan Rrajën por ka mohuar pjesëmarrjen në atentat.

Ariol Halilaj u zbulua nga kamerat e sigurisë, qelizat telefonike se ka qenë pranë vendit të ngjarjes ku autorët lanë makinat pas atentatit dhe që më pas u larguan nga 29-vjeçari, por edhe komunikimet me Rrajën. Po si ndodhi atentati? (lexo ketu).

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pa maskë në ambiente të mbyllura 2 mijë lekë gjobë, ju duket vendim i drejtë?

Komento

Komente

  • Tosi: 07/05/2020 17:54

    Ai horri e kishte te shkruar ne balle, perbindesh, vrases me pagese, kriminel, kafshe, nuk kisha pare fytyre me te eger dhe te frikeshme se fytyra e tij

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Përplaset makina me motorçikletën në Shkodër, në gjendje të rëndë 36-vjeçari, pamje nga aksidenti i rëndë