Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, tashmë kryeinspektor i Republikës, Shkëlqim Hajdari, i ftuar në “45 minuta” me gazetarin Denis Minga, ka folur për disa çështje mes tyre, hetimet për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. I pyetur për aksionin e fundit të prokurorisë për vënien nën sekuestro të pronave të Llallës, Hajdari ka thënë se e ka paralajmëruar dështimin e Llallës që ditën kur ky i fundit shkeli në kryeprokurorinë e Përgjithshme. Hajdari e ka quajtur Llallën “dështim spektakolar”.
Më kthyet në ato vite, 3-4 vite kur unë isha pjesë e sistemit. Unë kisha mundësi të artikulohesha, që kur erdhi u kuptua që kur erdhi zotëria, se kryeprokuroria kishte një stabilitet, me hetime profesionale, që institucioni të mos ishte i përfshirë në kapje. Ju them me bindje se personi në fjalë është një dështim spektakolar, nga pikëpamja institucionale, morale dhe profesionale. Publiku e ka kuptuar se zotëria ka punuar me një klientelë për të sabotuar sistemin e drejtësisë. Kemi tentuar të mos bllokohet reforma. Reforma u finalizua në 2016, zotëria se donte reformën, ka lënë gjurmë pa fund. Dëmin e realizoi me sukses të plotë, ai i përket të shkuarës. Ai problemin e ka me drejtësinë, me kolegët dhe ish-vartësit e tij. Ky rast i paprecedentë të shërbejë për të gjithë klasën politike shqiptare, që minimumi të zgjidhet një njeri me moral, i aftë, etj. Gjatë karrierës sime në administratë të shtetit s’kam patur asnjë përplasje me njeri. Unë i diskutoj të gjitha ngjarjet në parim. Edhe kur kam debate, parimet dhe të drejtën nuk i negocioj. Pakënaqësitë sesi erdhi Llalla për të drejtuar prokurorinë, duke zëvendësuar prokurorë, me transferime të paligjshme, me klientelë, këto janë provuar e do provohen.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit
Hajdari ka treguar disa nga prapaskenat e hetimit të dosjes së 21 janarit. Ai tha se në kohën kur Hajdari kishte marrë në dorë dosjen e 21 janarit, ka kërkuar të takojë Adriatik Llallën asokohe i sapoardhur në detyrë. Hajdari ka thënë se Llalla nuk ka pranuar të diskutojë këtë çështje me të, duke u shmangur.
Që kur erdhi, i ofrova dorëheqjen kur isha drejtues i prokurorisë së Apelit. Kur erdhi Llalla në dhjetor të 2012, isha unë me 21 janarin. Llalla nuk ka pranuar të bisedojë me mua për 21 janarin, pavarësisht kërkesës sime për një mendim. E ka shtyrë dhe në fund unë kam shkuar pa u konsultuar me të. Siç duket ai s’ishte në gjendje për të diskutuar. Unë bëra rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai vazhdoi sulmet, në dhjetor të 2015 unë u transferova në Shkodër. Në 2016 ka një koicidencë, u refuzua kërkesa për transferimin tim, por u refuzua dhe rekursi im për gjykimin e 21 janarit.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit
Hajdari, sot kryeinspektor i Republikës, ka thënë se dosja e 21 janarit është një nga çështjet më të rëndësishme që duhet rigjykuar, pasi sipas tij nuk janë dënuar fajtorët e vërtetë.
21 janari është një nga rekurset që unë si profesionist e kam bërë me bindje të plotë. 21 janari nuk është zbardhur dhe njerëzit nuk janë dënuar siç ndodhi. Një drejtësi e re mund ta gjykojë siç duhet.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit
Hajdari ka folur edhe për çështjen e rigjykimit të dosjeve të mbyllura. Ai ka thënë se është pro rigjykimit, pasi sipas tij, çdo çështje që ka një provë të re, vlen të rigjykohet.
Në parim, çdo çështje që del provë e re, s’ka asnjë pengesë për t’u hapur. Ka vrasje, çështje të njerëzve të zakonshëm, vrasje që janë bërë të mirëorganizuara. Besoj që Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme të rihapin dosje të vjetra.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit
I pyetur nga gazetari Denis Minga, se a mbyllet “dënimi” i gjyqtarëve dhe prokurorëve të skualifikuar nga Vettingu vetëm me shkarkimin e tyre nga detyra, Hajdari ka thënë se për çdo gjyqtarë që ka të dhëna korruptive, mund të dërgohet informacioni në prokurori.
Njëherë duhet të sqarojmë opinionin që dërgimi i materialeve në prokurori s’ka lidhje me Vettingun. Këto institucione mund të dërgojnë të dhëna në prokurori.
Llalla ishte një nga zyrtarët e parë që ishte planifikuar të hetohej nga KPK. Procedurë normale hetimi. Edhe të tjerë prokurorë e gjyqtarë që skualifikohen nga Vettingu, mund të hetohen.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit
Për vakancat e krijuara në sistemin e drejtësisë, Hajdari ka thënë se situate e krijuar s’ka qenë e parashikuar në 2016, kur kaloi reforma. Hajdari është shprehur se ka besim se në shtator, parlamenti do të kalojë ligjin për magjistratët duke i dhënë mundësi plotësimit të vendeve bosh në sistem, që sipas tij, pas dy vitesh mund të kapin shifrën e 200 prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar.
Kjo situatë që ka ndodhur në Shqipëri, nuk ka qenë parashikuar. As mendjet më të sofistikuara s’mendonin se do kishte kryeprokurorë të përkohshëm. Situata është e rëndë, por ka rrugëzgjidhje. Politika shqiptare t’i japë rrugëzgjidhje. Kemi prononcime të forta të BE, OPDAT dhe SHBA që magjistrat që mbaruan shkollën dhe ligji për emërimin të kalojë. Besoj se kjo pjesë do riparohet. Pas 2 vitesh sistemi do ketë 200 gjyqtarë e prokurorë më pak. Do kemi sistemin bosh.
Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i prokurorisë së Apelit
Në prag të Reformës në Drejtësi, Kryeministri bëri një emërim special. Prokurorin Shkëlqim Hajdari e vendosi pranë vetes si kryeinspektor, një post kyç kontrollues të prokurorive të Shqipërisë, pranë ekzekutivit dhe drejtpërsëdrejti nën urdhrat dhe pushtetin e Edi Ramës. Duke qenë se në fjalimet e Kryeministrit, kundër “Kënetës së sistemit të drejtësisë”, ka shumë frymëzim dhe ngrihen shumë argumente, kryesisht argumente moralë, në lidhje me atë, se si duhet të jetë drejtësia shqiptare sipas Kryeministrit, vëmendja ndaj këtij emërimi ishte e madhe. Gjëja që bën më shumë përshtypje, është se zoti Hajdari, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës, ka patur një angazhim të drejtpërdrejtë, me problemet që Rama kishte, në vitet 2002-2005 me drejtësinë e “korruptuar” shqiptare. Probleme të mprehta dhe të qëndisura me shumë akuza dhe denoncime të forta, që e bënë asokohe situatën e tij, shumë delikate. Sigurisht, një pjesë e akuzave kishin edhe prapavijë politike, por kishte edhe disa nga ato, që ishin realisht të mprehta dhe me dosje me përmbajtje shumë helmuese. Në ato vite pati edhe një komision hetimor parlamentar për ish-kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe situata e Ramës, ishte kritike. Personi kyç që lidhet me këtë situatë kritike të Ramës, rezulton të jetë si për çudi, Shkëlqim Hajdari. Dhe sipas “investigimeve” të atëhershme të zotit Hajdari, kryetari i atëhershëm i Bashkisë së kryeqytetit, kishte zero probleme korruptive ose zero komplikime që ta bënin atë të ndjekshëm penalisht. Nëse drejtësia shqiptare është një “kënetë e qelbur”, që pak përpara kapitullimit të tij, Rama, donte ta zhbënte, nën petkun vezullues të reformizmit, kjo drejtësi e atëhershme, me emrin edhe të Shkëlqim Hajdarit, e nxori Ramën të pafajshëm. Është pra, ky episod i të kaluarës, që e ka graduar dhe përkëdhelur karrierën e sotme të zotit Hajdari? Ndoshta po dhe ndoshta jo. Por nëse ky është modeli i drejtësisë së reformuar sipas Kryeministrit, rasti Hajdari është kuptimplotë. Madje edhe si emërim, rasti i tij, që ka kaluar nëpër duart e veta dhjetëra dosje të Edi Ramës, shënon një konflikt të pastër interesash. Dhe rrëfen sa mijëra fjalë dhe akuza, një qelizë të sëmurë, të asaj sëmundjeje të re, që Kryeministri, nën pretekstin e Reformës në Drejtësi, kërkonte të sëmurte edhe më shumë këtë drejtësi në lëngatë. Sepse nuk ka sëmundje më vdekjeprurëse se sa kapja e drejtësisë nga pushteti. Kjo nuk është një sëmundje shqiptare, as një sëmundje e shpikur nga Rama në Shqipëri, por ishte një tentativë e Ramës, për ta çuar në përsosmëri, të keqen e saj. Në shërbimin e vet, si dhe duket se është rasti i Shkëlqim Hajdarit. Por zoti Hajdari ka edhe thesare të tjera në karrierën e vet. Ai ka qenë në grupin investigues të vrasjes së Azem Hajdarit, duke qenë kështu, një thesar i paçmuar, faktesh dhe detajesh, që lidhen me këto dy tragjedi. Thesar i paçmuar për Kryeministrin, që dukshëm ka shumë besim, te investiguesi i tij i dikurshëm në vitet 2002-2005. Komentet e tjera duken të tepërta. Ja edhe një biografi e shkurtër, që do t’i paraqitet Vetingut të nesërm e zotit Shkëlqim Hajdari. Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i Shoqatës së Prokurorëve është emëruar në postin e kryeinspektorit të Përgjithshëm me vendim të Këshillit të Ministrave. Shkëlqim Hajdari u dorëhoq nga posti i prokurorit pas një konflikti me kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili e transferoi dhjetorin e shkuar në Shkodër. Hajdari refuzoi këtë transferim dhe dha dorëheqjen si prokuror. Por cila është karriera e Shkëlqim Hajdarit në drejtësinë shqiptare dhe cilat janë çështjet kryesore që ai ka hetuar? Në vitin e largët 1993 Hajdari emërohet si shef i Policisë Hetimore pranë Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Më pas në vitin 1995 nis karriera e tij në Prokurori kur emërohet si oficer Policie Gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2002, Shkëlqim Hajdari emërohet si prokuror në Tiranë, nga Presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu. Në vitet 2008-2014, Shkëlqim Hajdari mban postin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit. Ndër çështjet kryesore të hetuara nga Shkëlqim Hajdari renditen ato të Remzi Hoxhës në vitin 1994. Ndërsa në vitin 1995, Shkëlqim Hajdari ka hetuar vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi. Në vitet 1998-2000, Shkëlqim Hajdari ishte pjesëtar i grupit të hetimit të çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Ndërsa në vitin 2013, Hajdari mbrojti në Gjykatën e Apelit çështjet e “Gërdecit” dhe “21 janarit”. Sot Shkëlqim Hajdari, që ka qenë prokuror i disa çështjeve mjaft të diskutuara në drejtësinë shqiptare është emëruar në postin e kryeinspektorit të Përgjithshëm, i cili është përgjegjës për të gjitha inspektoratet e tjera dhe është në varësi të Kryeministrit Rama.
PërgjigjuTi e dergove Tik Llallen tek Bamir Topi si shok qe e kishe dhe Topi e beri Kryetar te ILDKP, por u prishe se ai nuk u be leve e jotja...jo se Llalla eshte ndonje burre i mire, legen ordiner eshte, por ti mos genje o mashtrus, se u prishe vetem per pazare. Je me i zi se Tik Llalla she ngjyra e lekures tende.
PërgjigjuTi je fytyra e vertete e korrupsionit ne drejtesi. Biznese dhe shtepi pafunf o mashtrus klasi.Me vile 5 kateshe te dogana, me dy shtepi te kompleksi I Refik Halilit te rruga e dibres, me vile ne Tujan dhe biznese pa fund. Ku Gjete zoteri???? Ne familjen tende vetem ti punon. Prokurore si ty ja kane marre fytyren drejesise duke i sherbyer te gjithe klases se ndyre politike ne kete vend. Nje here ju ngjite Berishes, pastaj Klosit, pastaj Moisiut, pastaj Topit, dhe tani Edit. I premtove Rames qe do ti sherbeje dhe do kerkoje 25 vjet per at ate 21 janarit dhe keshtu bere, se ishe prokuror ne apel, por ti si gjithmone e kishe mbyllur me Berishen qe e kishte zgjidhur me gjyqtaret e apelit ceshtjen. Ne fakt nese do ti sherbeje drejtesise nuk kishe pse uleshe ne prehrin e Berishes apo te Rames, thjesh kerkoje rishqyrtim , kthin per rigjykim ne shkallen e pare pasi I njejti trup gjykues qe gjyukoi gardistet kishte gjykuar edhe protestuesit dhe me kaq mjaftonte. Ma gezofsh Edi Ramen dhe Berishen dhe gjith soj e sorollopin e politikes antishqiptare se ti do shkosh para tyre tek 313……tung.
PërgjigjuKe kater shpi ti shoku Cim Hajdari, NJe vile tek dogana, nje vile ne Tujan dhe dy hyrje te Rid Halili....dhe biznese te thera. Mos na bej moral o morali i te gjitha partive politike ne kete vend. Ti je fyryra e vertete e drejtesise ne Shqiperi qe i ka sherbyer te gjitha kraheve. Sa per 21 janarin ti ishe prokuror ne apel dhe i premtove Edi Rames qe do i coje ne burg gardistet dhe keshtu bere ne fakt kerkove 25 vjet, por ti e dije mire q
PërgjigjuPo ke qene shok i ngushte me Tikun o Cim Hajdari. Te qelloi me grusht ne konferencen e prokuroreve sepse ja the ne sy te te gjitheve muhabetin e Rovenes. Ti je mentori i te gjithe gjobevensve qe ka prokuroria e tiranes sot. Po te themi emra nuk i publikon shq.com. Ke qene nje opgj ne ceshtjen Hajdari dhe njekohesisht raportoje cdo gje tek Fatos Klosi. Qe aty mori hov kariera jote. Nese do te flasim per moralin nuk je me i mire se Llalla, ke cenuar rende figuren e prokurorit duke mbajtur dy familje. Nuk beson njeri se do e kaloje vetingun dhe " shpetove " qe dhe doreheqjen, por me detyren e re qe te dhuroi Rama eshte cudi fakti qe ILDKP nuk te kallezon dhe ty me te njejtat akuza si te Llalla Gramshit. Figure e neveritshme.
PërgjigjuEshte e turpshme qe kryekrimineli Llalla nuk arrestohet, Cimi ka qene gjithmon trim qe ne moshen studentore i tille ka qene.
PërgjigjuLlala u be hirre.... e pshurrin qente e rruges tani.
Përgjigju