Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë

Presidenti i Bayern Munich konfirmon bisedimet me trajnerin Ragnick! Gati 3 milionë euro për federatën e Austrisë

Ralph Rangnick dhe Herbert Hainer

Trajneri aktual i kombëtares austriake, Ralph Rangnick ka shumë gjasa që verën e ardhshme të marrë drejtimin e Bayern Munichut. Pas raportimeve të shumta nga media të ndryshme, fakti i negociatave me Rangnick u konfirmua nga presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.

"Jemi në bisedime të mira me Ralf Ragnick. Ai është një ekspert në panoramën e futbollit, ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ndihmuar lojtarët dhe ekipet të rriten. Gjithçka që dëgjoj për kombëtaren austriake është shumë pozitive. Nëse ai do të vinte këtu te Bayerni, do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për ne", tha pas ndeshjes Herbert Hainer.

Pritet që Rangnick të nënshkruajë kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2027 dhe të ketë ndikim në politikën e transferimeve të klubit. Bayerni do t'i paguajë Federatës Austriake të Futbollit 3 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Trajneri aktual i Bayern Munichut, Thomas Tuchel do të largohet zyrtarisht nga skuadra pas përfundimit të sezonit, pavarësisht rezultateve në Champions League. Vlen të theksohet se Bayern tashmë i ka humbur shanset për të fituar Bundesligën këtë sezon. Kampionët e Gjermanisë për herë të parë në histori janë Bayer Leverkusen.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ 75.1% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës

Sondazhi në Report Tv/ 75.1% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës