PS-PD nesër në tryezë për presidentin! Opozita nis negociatat brenda grupit! Rama u 'plotëson' kërkesën: Nuk do të çojë propozim në raundin e parë

Mazhoranca dhe opozita do të ulen nesër në tryezë për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit të rë të vendit.  Në kryesinë e Kuvendit do të vijojnë negociatat mes kryetarëve të grupeve parlamentare për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shtetit, ndërsa kryeministri Edi Rama, i ka lënë dorë të lirë opozitës që të propozojnë ato të parët emrin e kandidatit për president. Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, bëjnë me dije së Partia Socialiste nuk do të çojë propozim në raundin e parë, i cili do të mbahet në datën 16 maj.

Takimet ndërmjet kryetarëve të grupeve parlamentare do të zhvillohen të ndara, ku në orën 09:00 pritet që të diskutohet mes kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla me Mesila Dodës. Më pas takimi do të pasohet me Fatmir Mediun, i cili do të zhvillohet në orën 10:00 dhe në 11 është parashikuar takimi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt, i cili ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Nga ana tjetër Fatmir Mediu, pohoi se opozita ka filluar diskutimet për gjetjen e një emri të përbashkët për kandidat për presidentin e ri të vendit. Mediu zbuloi se ka kryer diskutimet dhe me grupin negociator të Rithemelimit dhe me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn. Në rolin e kryetarit të grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim, Mediu tha se ato duhan të zgjedhin dhe të dakordësohen për një figurë të përbashkët.

Më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të republikës, vendim i cili u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Më 15 maj ora 16:00 është afati I fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Afatet janë vendosur me votë të Partisë Socialiste, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votim..

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t'u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Presidenti/ Raundi i parë mund të ezaurohet edhe me zero kandidat! Rrugëtimi deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit

1651771251_presidencasfond.jpg

10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik. 

Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.

Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota. Pra, deri më datë 16 maj mund të mos ketë kandidat të propozuar nga asnjëra nga palët dhe raundi do të quhet i ezauruar, për të vijuar pastaj me përcaktimin e datës së raundit të dytë.

“Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj”, thuhet në pikën 2 të nenit 87.

Neni 87 i Kushtetutës

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Tashmë priten emrat e kandidatëve për Presidentin e ri të vendit.

Ora 13:04
Nisin diskutimet brenda opozitës për zgjedhjen e presidentit, Mediu: Kam biseduar me grupin negociator të Berishës dhe më Alibeajn! Na duhet një figurë e përbashkët

Opozita ka filluar diskutimet për gjetjen e një emri të përbashkët për kandidat për presidentin e ri të vendit. Kështu tha Fatmir Mediu në një dalje për mediat jashtë selisë së Kuvendit, i cili zbuloi se ka kryer diskutimet dhe me grupin negociator të Rithemelimit dhe me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajn. Mediu, në rolin e kryetarit të grupit parlamentar të Aleancës për Ndryshim, tha se ato duhan të zgjedhin dhe të dakordësohen për një figurë të përbashkët.

‘Duhet një kandidat, t’ja përcjellim, jo vetëm mazhorancës, por edhe opinionit publik. Kemi diskutuar edhe me Bylykbashin dhe me Boçin edhe me Alibeajn. Ne jemi të qëndrimi i Aleancës për Ndryshim, duhet të kemi një figurë të pëbashkët që të biem dakord. Të kemi një kandidaturë të përbashkët. Nuk kemi folur për emra, por duhet patjetër që të kemi një qëndrim të përbashkët.’- tha Mediu.

Ai nuk e ka përjashtuar votimin e një kandidature të PS-së, nëse ajo plotëson kriteren.

“Negociatat nuk janë përjashtuese, nëse përcaktojmë kritere të qarta, bazuar në kushtettë, kemi shanse që të arrijmë në një marrëdhënie të përbashkët. Nuk mund të shkojmë në fund pa filluar procesin, fundi është kur vjen kandidatura, nëse nuk kanë konsensusin, atëherë opozita qëndrim për të mos ta votuar”, tha Mediu.

Mediu është shprehur kundër bojkotimit të procesit.

“Opozita ka një detyrim në raport me kushtetutë, nuk shkoj te ideja që të bojkotojmë procesin, dhe të themi që ngaqë bojkotuam ne Rama bëri çfarë të donte, nëse ka një kandidaturë të njëanshme që nuk ofron asnjë vlerë apo bashkëpunim politik, opozita të marrë qëndrimin e vet”, shtoi ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cimi l: 12/05/2022 17:25

    Jemi te bindur qe me ane te cdo vendimi te marre nga ju ne mbledhjet e realizuara do te dilni ne nje rezultat efektiv per te gjithe ne!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 12/05/2022 16:06

    Neser do mblidhen kokë me kokë Lena dhe Prena e do bejne transfuzion gjaku ndër vena. Hajde Lena@Prena lani lesh të zi e bëjeni të bardhë,siç kini bere permbi 30 vjet.......

    Përgjigju
  • Drita: 12/05/2022 15:07

    E pergezoj opoziten qe ka rene dakort per te zgjedhur nje kandidat te denje ne krye te presidences, se nese do ishte Berisha me shok sdo kishin pranuar se duan vetem shkaterrimin e ketij vendi

    Përgjigju
  • Era: 12/05/2022 15:06

    E mira eshte qe si opozita dhe mazhoranca po bashkohen per nje qellim te vetem qe eshte vendosja e nje presidenti te denje per qytetaret shqiptar.Kjo opozite mund te jete e suksesshme nese nuk do e kete me ate hajdut berishen pjestar.

    Përgjigju
  • Drita: 12/05/2022 15:05

    E pergezoj opoziten qe ka rene dakort per te zgjedhur nje kanditat te denje ne krye te presidences, se nese do ishin ato te berishes sdo kishin rene dakort se vetem duan shkaterrimin e ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja