Kritikat e Ramës për SPAK, Petro Koçi në Report Tv: PS nuk mund të heshtë për krimet më të mëdha! Pse nuk hetohet Berisha për Kompleksin 'Partizani'?!

TIRANË- Kushti i vendosur nga Enklejd Alibeaj për procesin e zgjedhjes së presidentit që ta ketë opozita ekskluzivitetin për të propozuar kandidat, sipas deputetit socialit nuk është një proces gjithëpërfshirës. I ftuar në Report Tv, Petro Koçi thotë se ky kusht do e kthente Partinë Socialiste në fasadë, ndërkohë që duhet ta ketë edhe ajo të drejtën për të propozuar kandidatura.

Në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, Koçi shprehet se PS është e interesuar për gjetjen e një figure konsensuale që të mbështetet edhe nga opozita.

"Fakti që konsumohen raundet nuk është një gjë e re, hapësirë kushtetuese në shërbim të mundësisë për të gjetur zgjidhje konsensuale. PS ka interes të kemi president të mbështetur edhe nga opozita. E ka interes, nuk ka lidhje me dashamirësinë, por në këtë proces asnjëra panë nuk duhet të jetë fasadë, as opozita as maxhoranca. Propozimi i opozitës zyrtare që të ketë të drejtën e propozimit do e kthente PS në fasadë. Ne nuk jemi për këtë, jemi për të drejta të barabarta", tha Petro Koçi në Report Tv.

Ai theksoi edhe njëherë se PS nuk do të negociojë me Sali Berishën për presidentin e ri, por edhe për asnjë çështje tjetër, pasi sipas tij Berisha është një kartë e djegur tashmë e shpallur 'non grata' nga SHBA. Socialisti është ndalur edhe në kritikat e Ramës për SPAK se përse nuk ka nisur një hetim për Sali Berishën. Koçi thotë se PS nuk mund të heshtë kur ngjarja e 21 janarit, gërdeci apo edhe privatizimi i Kompleksit Partizani nga Berisha janë sheshit.

"Berisha është një kartë e djegur, ne e kemi përcaktuar që s'do e marrim parasysh, s'do e kemi as dialog as kontakt nuk do kemi në konsideratë asnjë projekt që vjen nga grupimi i tij. Deri në momentin që ka fol Rama kemi dëgjuar në kuvend çfarë nuk kanë thënë për SPAK dhe nuk dëgjuam ndonjë reagim të thonin pse na bëni presion. PS përfaqëson opinion publik, nëse kemi vërejtje kjo nuk vjen nga çështje personale. Si mund të jetë memece PS kur figura të tillë si Sali Berisha, kanë fshirë të gjithë gjurmët për të marrë vesh kush ka hyrë e kush ka dalë atë ditë në kryeministrisë. Prova do ishte regjistrimi nga kamerat. vetëm për atë kushedi sa përgjegjësi do mbante Berisha. pale që deklaroi që do e qëllonte vetë me snajper zotin rama. Këto janë deklarata që janë bërë publikisht. Ato janë dëshmi të rreme, ku e gjeti që shkopinjtë ishin pushkë e stilolapsat pistoletë. Kemi Gërdecin, privatizimin e Klubit Partizani", tha Berisha.

Koçi është ndalur edhe në procesin e zgjedhjes kryetarëve të degëve të PS-së në të gjithë vendin. Ai u shpreh se ky procesi i propozimit të kandidaturave dhe aplikimeve do zgjasë rreth një muaj, ku çdo kandidat do të paraqesë në bazë platformën e tij.

"Strukturat e partisë ka të drejtë propozimi siç ka të drejtë edhe shumë individë burra apo gra që mendojnë se i plotëson kriteret dhe standardet e një kryetari partie të regjistrohen dhe pastaj do bëhet një proces paraprak përzgjedhës që do ketë në thelb dëgjesat, paraqitjen e platformave në strukturat e partisë që do jenë procese të hapura edhe për median. Partia do vendosë për një nga dy kandidaturat. Proces që zgjat rreth 1 muaj dhe pastaj brenda pak kohe vendos kryesia."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar