/ATSH-AFP/ - Presidenti kubanez, Raul Castro mbërriti dje në Moskë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin.
"Ai do të takohet me kryeministrin, Dmitri Medvedev para paradës ushtarake të 9 majit me rastin e fitores kundës Gjermanisë naziste", njoftoi Kremlini.
Presidenti kubanez, për të cilin është vizita e tretë në Rusi, është drejtuesi i parë prej të ftuarve të Kremlinit në festimet e organizuara me rastin e 70-vjetorit të fitores së ish-Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve kundër nazizmit që ka mbërritur në Moskë.
Me rastin e kësaj vizite të kombinuar me atë në Havanë të presidentit të Dumës (dhoma e ulët e Parlamentit rus) Sergueï Narychkine, Raul Castro do të kujtojë gjithahstu 55-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes ish-Bashkimin Sovjetik dhe trashëgimtarin e tij, Rusinë.
Presidenti kubanez është i shoqëruar nga një delegacion i përbërë mes të tjerash nga ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez Parrilla dhe ministri i Forcave të Armatosura Revolucionare Leopoldo Cintra Frías, sipas një komunikate të Ministrisë kubaneze të Punëve të Jashtme.