/ATSH-AFP/ - Presidenti kinez Xi Jinping do të shkojë në Rusi këtë javë për të marrë pjesë në celebrimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pas një ndalimi në Kazakistan dhe më pas në Bjellorusi, njoftoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.
"Xi Jinping do të qëndrojë në Moskë nga e premtja deri të dielën, me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin", njofton ministria kineze në faqen e saj të internetit.
Gjatë rrugës, presidenti kinez do të ndalojë gjatë ditës së enjte në Kazakistan, ndërkohë që nga e diela deri të martën do të qëndrojë në Bjellorusi.
Ky tur zhvillohet sepse Kina kërkon të theksojë rolin e saj në mundjen e Japonisë dhe më gjerësisht, në atë të fashizmit, vitin kur bota shënon 70 vjetorin e përfundimit të konfliktit botëror.
Pekini parashikon të organizojë një parakalim ushtarak gjigant për të përkujtuar fitoren e tij ndaj Japonisë dhe të aleatëve në Evropë.