Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta prezantuan të dielën kandidaten e koalicionit të majtë për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari.
Gjatë takimit me qytetarët shkodranë, Meta tha se, Keti Bazhdari ka një projekt gjithëpërfshirës dhe jo vetëm për të majtët. "Unë besoj tek Keti Bazhdari. Ajo ka energjinë e duhur për transformuar këtë qytet. Unë, nënvizoi Meta, besoj tek projekti Bazhdari, pasi është një projekt jo për të majtën, por për të gjithë qytetin e Shkodrës dhe këtë e tregon dhe historia e familjes së saj, që ka vuajtur në sistemin e shkuar dhe që në këtë sistem kërkon të bëjë ndryshimin".
Sipas Metës, tek Bazhdari të gjithë shkodranët gjejnë veten. "Tek Keti e gjejnë veten të gjithë, të majtët, të djathtët edhe ata pa parti. E gjejnë veten sportistët, e gjejnë veten artistët. Unë besoj tek Keti dhe energjia e saj dhe besoj tek forca dhe dëshira e Shkodrës për të ndryshuar", përfundoi Meta.
Ndërsa Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij se, vota ndaj Ketit është votë për Shkodrën. "Një kryetar bashkie më mori në telefon dhe kërkoi bashkëpunim. I them hajde në zyrë dhe ai refuzon dhe më thotë se do e shihnin dhe i krijonte probleme. Por, si duhet të bëshkëpunoj qeveria me pushtetin lokal nëse ata kanë hall se i shohin? Prandaj për të hequr këtë mentalitet vota e 21 qershorit nuk duhet të jetë një votë për të shpresuar në ndryshimin e qeverisë, por për ndryshimin e bashkisë dhe modelit të qeverisjes lokale dhe tek Keti Bazhdari qytetarët e Shkodrës kanë zgjedhjen më të mirë", vijoi Rama.
"Unë nuk kam asnjë gjë me kundërshtaren e Keti Bazhdarit, por di të them që kandidatja e PD-së nuk mund të ndihmojë qytetin. Kemi kaq kohë që diskutojmë me Bashkinë për Stadiumin e Shkodrës dhe deri para pak kohësh bashkia nuk na jepte çelësat e tij, por tani që nuk do rikandidojë ai kryetar, na i dha çelësat. Pse duhet të vononte kaq shumë? Kemi projektuar rrugën e Velipojës, por kryetari Bashkisë nuk bashkëpunon, prandaj duhet të votoni Keti Bazhdarin. Nuk na duhet një kryetar që ka frikë se e shohin", shtoi Rama.
"Qeveria nuk mund të punojë me kryetarë bashkie që refuzojnë të bashkëpunojnë me qeverinë, por kur duan të bashkëpunojnë kanë hall se i shohin. Ne kemi hartuar reformën territoriale, ku Bashkia e Shkodrës bëhet edhe më e madhe, por me cilindo bashkëpunojmë. Ne duam një kryetar bashkie i cili nuk ka frikë se e shohin, por që punon për qytetin. Kemi gati pr/ligjin që i jep bashkisë menaxhimin e kanaleve të ujitjes, por kush do e bëjë këtë ai që ka frikë që e shohin. Jo, mendojmë se duhet një tjetër frymë dhe për këtë është Keti Bazhdari", përfundoi Rama
Ndërsa kandidatja e majtë, Keti Bazhdari, në fjalën e saj u shpreh se, është emocion i madh për të kandidimi për drejtimin e qytetit të Shkodrës. "Ne nuk mund të flasim për projekte konkrete, por jemi në fazën e dëgjesave. Faktikisht të garosh në vendin tënd për kryetare bashkie është emocion shumë i madh. Për mua, qendra e botës është Shkodra. Dua t'i përkushtohem këtij qyteti që deri diku ka humbur dinjitetin. Dua të përkushtohem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, nga Thethi deri në Velipojë. Angazhim maksimal, për të gjithë, artistë, sportistë e shkencëtarë", tha Bazhdari./atsh/
/Shqiptarja.com