/ATSH/- Ambasada e Italisë në Tiranë, së bashku me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit dhe Investimeve (AIDA), organizuan të enjten prane Rezidencës së Italisë në Tiranë, një aktivitet për prezantimin e Ekspozitës Botërore të Milanos 2015 - nismë e rëndësishme që Italia do të mirëpresë në periudhën 1 maj - 31 tetor 2015 e ku do të marrin pjesë rreth 150 vende nga e gjithë bota - si dhe Pavijonin e Shqipërisë, ku do të paraqiten përsosmëritë gastronomike të traditës shqiptare. Shqipëria është bërë pjesë e Expo Milano 2015 brenda Cluster-it Bio-Mediterraneum.
Ekspozita Botërore në Milano, hapja e së cilës është parashikuar më datë 1 maj 2015, do të fokusohet në temën "Të ushejmë Planetin. Energji për Jetën", pra në sfidën e së ardhmes për t'i siguruar njerëzimit ushqim të shëndetshëm, të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm.
Gjate prezantimit te pavionit shqiptare, u evidentua harta gastronomike e të gjitha rajoneve të Shqipërisë, si dhe të vendeve ku minoritetet shqiptare kanë ruajtur traditat e tyre.
Komisari i Përgjithshëm i Shqipërisë në Expo Milano 2015, Manjola Gjoni, do të prezantojë aktivitetet që Shqipëria synon të organizojë gjatë gjashtë muajve me rastin e pjesëmarrjes në Expo 2015, si dhe do të dorëzojë uniformën zyrtare të përfaqësimit të grupit të punës që do të jetë në Expo Milano.
/Shqiptarja.com