Stefano Pioli është zgjedhja e parë e Aurelio De Laurentiis për Napolin e sezonit të ardhshëm. Hezitimet e vazhdueshme të Antonio Contes e kanë detyruar numrin një të të kaltërve që të kërkojë diku tjetër dhe trajneri aktual i Milanit e gjen veten në 'pole position'.
Siç raporton Il Mattino, një kontratë dy vjeçare me vlerë 3 milionë euro neto në sezon është gati për trajnerin 58-vjeçar, por fillimisht ai do të duhet të çlirohet nga Milani me të cilin ka edhe një vit të mbetur në kontratë me vlerë 4.1 milionë euro neto, plus bonuse.
Siç raporton gazeta Campania, De Laurentiis nuk dëshiron pengesa, nuk dëshiron pritje, nuk dëshiron të arrijë marrëveshje që më pas mund të vihen në dyshim. Prandaj ai do të presë që trajneri emilian t'i japë fund marrëdhënies së tij me kuqezinjtë dhe më pas të fillojë punën për të gjetur akordin.
Zgjedhja e Napolit do të vlerësohej nga vendimi i Piolit, i cili nuk është i interesuar të marrë një pushim dhe do ishte i etur për një aventurë të re dhe intriguese. Conte (i ndjekur edhe nga kuqezinjtë si zgjedhja e parë e Ibrahimovicit) dhe Gasperini, i cili është gjithnjë e më i prirur për të vazhduar aventurën e tij të shkëlqyer në krye të Atalantës, duket se nuk do jenë në listë nëse Pioli vendos për të kaluar te Napoli.
Fakt është se emri i tij lidhet me një shkarkim në fundin e sezonit nga Milani, paçka se ka një vit kontratë të mbetur. Duket se zero titujt dhe eliminimi nga Europa League ka sjellë këtë gjendje te Milani.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.2%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 6243
Lajme të tjera
-
Igli Tare merr çmimin 'Drejtori më i mirë' në Itali! E ardhmja? Di shumë gjuhë të huaja, më pëlqen De Rossi
7 Maj, 10:05
-
U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë
6 Maj, 22:12
-
GOLAT/ Përmbysje në udhëtim, Atalanta nxjerr Romën nga Champions League! Udinese 1-1 Napoli
6 Maj, 20:19
-
Roma - Juve/ Bardhezinjtë me dy mungesa, Allegri: Ndeshje e komplikuar! De Rossi: Mund të fitojmë
4 Maj, 14:46
-
GOLAT/ Ath. Bilbao fiton edhe me dy kartona të kuq, baskët shohin nga Championsi! Torino - Bologna ndajnë pikët, paqe edhe në Angli e Gjermani
4 Maj, 09:16
-
'Ishte një çmenduri, nuk kuptova asgjë', Kristjan Asllani: Festova shumë se jam tifoz i Interit
30 Prill, 15:04
-
VIDEO/ 'Kush s'kërcen është bardhezi', tifozët e Juventusit peticion për të hequr Cuadradon nga JMuseum
30 Prill, 14:11
-
VIDEO/ Dhunë mes tifozëve në rrugë, Genoa fiton 3-0 kundër Cagliarit! Vendasit sigurojnë mbijetesën
30 Prill, 12:39
-
VIDEO+FOTO/ Mijëra tifozë në rrugët e Milanos, Interi feston titullit me autobus të hapur! Asllani me flamurin shqiptar
28 Prill, 16:23
-
GOLAT/ Interi fiton 2-0 dhe feston titullin, Atalanta pa problem ndaj Empolit! Napoli 2-2 Roma, Marash Kumbulla titullar në Serie A
28 Prill, 15:41
-
Serie A/ Juventus dhe Milan barazojnë 0-0! Leçe 1-1 ndaj Monzës, Lazio i falet golit të Zaccagnit për Evropën
27 Prill, 22:47
-
VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron
26 Prill, 09:54