Deputetët socialistë dhe demokratë të komisionit të ligjeve ishin kritikë dhe ngritën një seri pyetjesh ndaj projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike.

Në Nenin 4, drafti përcakton se jo vetëm zyrtarët deklarues të pasurisë në ILDKPI, por edhe çdo zyrtar tjetër i punësuar në shtet ka detyrim të deklarojë nëse është në konflikt interesi privat në raport me funksionin publik, në vendimmarrje, kontrata apo tenderë të administratës shtetërore. Shqetësim ngrihet për volumin e madh të zyrtarëve të përfshirë në deklarim.

Neni 4
Fusha e zbatimit Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë rregulla të zbatueshme për: a) çdo zyrtar publik, që ushtron detyra, funksione e kompetenca të caktuara, në një institucion publik sipas kuptimit të këtij ligji;
b) çdo zyrtar publik, që merr pjesë në vendimmarrje për akte administrative, kontrata administrative dhe çdo veprim tjetër administrativ, akte të organeve gjyqësore, të prokurorisë, akte noteriale, ekzekutimin e titujve ekzekutivë dhe akte normative;
c) çdo institucion publik dhe çdo shoqëri tregtare në pronësi shtetërore, sipas përcaktimit në këtë ligj;
ç) personat e lidhur me zyrtarin publik në mënyrën dhe masën e përcaktuar në nenin 3, pika 4 dhe 5 e këtij ligji; lokal.
d) personat që mbajnë pozicione drejtuese në ndërmarrje shtetërore në nivel kombëtar ose lokal.

"Kemi rreth 130-140 mijë persona që janë zyrtarë. Pra, 15% të njerëzve janë të punësuar në sektorë publikë. Të gjithë këtë janë të detyruar të deklarojnë interesat private",- tha deputeti soclalist Damian Gjinkuri.

"Ligjet mund të bëhen të abuzueshëm ose qesharak. Ky ligj krijon konflikt me ligje të tjera, me shumicë të cilësuar si Kod Civil. Konflikte me parime që i ka rregulluar Gjykata Kushtetuese. Jemi shtet që ka popullatë rezidentë 2 milion me administratë që shkon 180 mijë, mundësia e konfliktit të interesit është shumë e afërt. Është ligj për një popullatë 40 milionëshe",- tha deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

"E keni zgjeruar fushën deri në atë pikë sa bie në kundërshtim me kodin civil. Me zgjerimin e kësaj game, tentojmë t’i bëjmë presion punonjësve nga drejtuesit e institucionit",- tha deputeti demokrat Arjan Ndoja.

Sipas nenit 5 dhe 6, një zyrtari publik i ndalohet të ketë biznes privat, të angazhohet në organizata fitimprurëse, të marrë dhurata, premtime, favorizime, trajtime preferenicale apo privilegje të tjera. Në zyrtari i ndalohet të ushtrojë veprimtari private për gjenerim të ardhurash, madje edhe profesionin.

Neni 5
Format e konfliktit të interesit Konflikti i interesit shfaqet në këto forma:
1. Konflikt i vazhdueshëm i interesit, është gjendja që lind kur një zyrtari publik për shkak të ligjit ose etikës i ndalohet të mbajë interesa të caktuara private, të angazhohet në veprimtari fitimprurëse, të përfitojë nga prona publike ose të marrë përfitime të tjera ekonomike, pasi këto aktivitete do të binin vazhdimisht në kundërshtim me natyrën e detyrave të tij publike.
2. Konflikt interesi rast pas rasti, është gjendja në të cilën interesat private të zyrtarit ndikojnë, ose mund të perceptohen se ndikojnë, në ushtrimin e detyrave publike në raste veçanta të vendimmarrjes ose veprimeve zyrtare. Ky konflikt mund të marrë një nga format e mëposhtme:
a) Konflikt interesi real/aktual, ndodh kur interesi privat i zyrtarit publik bie drejtpërdrejt në kundërshtim me detyrën ose përgjegjësinë e tij publike në momentin e ushtrimit së funksionit të tij ose të marrjes së një vendimi.
b) Konflikt interesi i mundshëm, është gjendja kur ekziston një probabilitet real që, në të ardhmen, interesi privat i zyrtarit publik mund të jenë në kundërshti me detyrat e tij publike nëse ai do të angazhohej në veprime, vendime ose rrethana të caktuara.
c) Konflikt interesi i dukshëm/i perceptuar, ndodh kur një palë e tretë, e paanshme dhe e informuar, bazuar në fakte të njohura ose të verifikueshme objektivisht, mund të arrijë në përfundimin e arsyeshëm se interesi privat i zyrtarit ka të ngjarë të ndikojë, ose të perceptohet se ndikon, në ushtrimin e paanshëm dhe të drejtë të funksioneve të tij publike, pavarësisht nëse ky ndikim në fakt ekziston ose jo.
Neni 6
Interesat privatë
1. Interesat privatë të zyrtarit publik janë ato interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:
a) të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre;
b) çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile që krijon një përfitim ose ndikim;
c) dhurata, premtime, favoizime, trajtime preferenciale ose privilegje të tjera;
ç) marrëdhënie konflikti ose kundërshtare me palë të treta që mund të ndikojnë ose të perceptohen se ndikojnë në paanshmërinë e zyrtarit në marrjen e një vendimi publik;
d) çdo marrëdhënie personale, profesionale/pune ose tregtare sipas parashikimeve të këtij ligji, që është e njohur dhe e rëndësishme për ushtrimin e funksioneve publike;
dh) angazhimin në veprimtari private me qëllim fitimi ose në çdo veprimtari tjetër që gjeneron të ardhura, si dhe përfshirjen në organizata jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale, politike ose shtetërore, si dhe çdo formë tjetër e pjesëmarrjes në organizata;
e) çdo interes tjetër privat, përfshirë interesat e personave të lidhur me zyrtarin, që përbën shkak për shfaqjen e një konflikti interesi, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

"Ndalohet të kryejë një punë tjetër, të ushtrojë profesionin në fusha të tjera. Kjo do të jetë vrastare. Si mundet të vëmë kufizime te pedagogu që të mos ushtorjë detyrën, te mjekut. Të mos ushtrojë detyrë në një bord, në një ndërmarrje. Si mund të vëmë ne këtë detyrim. Një pedagogu ekonomie të mos jetë edhe audit. Nuk mund ta kufizojmë. Si t’i themi një avokati që do të jesh pedagog, por duhet të lësh licencën e avokatit",- tha Gjiknuri.

"Ky ligj vendos kufizime goxha shtrënguese. Kufizime të cilat prekin njerëz të cilët nuk e kuptojnë arsyen pse duhet të jenë pjesë e ligjit, sepse nuk janë zyrtarë. Shqetësim kanë shprehur pedagogët",- tha Bylykbashi.

"Presim komente të tjera, po punohet ende mbi draftin do ta përmirësojmë pas sugjerimeve",- tha deputetja socialiste Aulona Bylykbashi.

Reagime pati edhe për nenin 26, kufizime për deputetët, i cili po ashtu nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë tjetër përveç anëtarit të këshillit të ministrave. Nuk mund të jetë drejtues organizate fitimprurëse, apo të ushtrojë veprimtari privat si person fizik tregtar, apo ortakëri, nuk mund të zotërojë asnjë aksion apo kapital shoqërie private me pozitë dominuese në treg.

Neni 26
Kufizime për deputetin
1. Gjatë ushtrimit të mandatit, deputeti nuk mund të:
a) të ushtrojë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave;
b) të kryejë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre;
c) të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;
ç) jetë i punësuar në një detyrë tjetër, me përjashtim të angazhimeve në mësimdhënie ose në fushën e shkencës, apo veprimtarive të lejuara nga ligji organik;
d) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme;
dh) të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.

"Më duket sikur është shtrënguar edhe më shumë. Nuk ke pse deputetit t’i pengosh aktivitetet e natyrës krejt private, Ka restorant ai, ka hotel do lejë aktivitetin privat se do bëhet zyrtar… Duhet të jemi praktik. Deputeti nuk mund të kufizohet në disa aktivitete private, se kjo shkon dhe kundër kushtetutës",- tha Gjiknuri.

"Kudo në Evropë, deputetët ushtrojnë dhe profesionin. Një deputet ka të drejtë të ushtrojë të jetë profesinit, të jetë mjek, me ligjin tuaj ju e ndaloni. Ky vend ka shumë resurese që ju i ndani o këtej o andej",- tha Bylykbashi ndër të tjera.

"Ne pimë kafe nëpër lokale, dhe një person paguan kafet, en nuk e dimë. A lind konflikt interesi  Neni 3 pika 11… kështu thotë… ?".- tha deputeti i PSD-së, Tedi Mula.

"Fryma e ligjit nuk ka të bëjë me pagimin e një kafeje nga një I njohur apo për respekt. Në raport me përkufizimin e dhuratës, do të nxirren akte nënligjore për vlerën e dhuratës apo nëse një dhuruatë është e lejueshme apo jo",- tha deputetja Aulona Bylykbashi.

"Keni rastin e Olta Xhaçkës, ka vendim gjykate, vjedh pronë publike dhe paguan 2 milion gjobë. Në të tilla raste grabitja e pronës publike si do konsiderohet. Të gjithë tenderët fitohen nga të afërm të deputetëve të PS. Si do i konsideroni këto",- tha deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Komisioni i ligjeve, të punojnë për një variant tjetër final të këtij ligji. Drafti i depozituar në Kuvend në tetor të këtij viti, është punuar nga ILDKPI, si organi përgjegjës dhe u depozituar nga dy deputetet socialiste Erjona Ismaili dhe Aulona Bylykbashi. Drafti parashikon se zyrtarët do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Një koment për këtë nismë ligjore i ka ardhur kuvendit edhe nga Këshilli i Evropës. Pritet edhe mendimi i Komisionit Evropian. Drafti i ri vjen si një masë antikorrupsini në kuadër të kapitullit 23 të negociatave drejt Bashkimit Evropian. Si i tillë, kryetari i komisionit, Ulsi Manja tha se është detyrim për t’u miratuar brenda kësaj legjislature. Drafti parashikon se zyrtarë do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Neni 29
Kufizime për gjyqtarët dhe prokurorët
1. Gjyqtari dhe prokurori, gjatë ushtrimit të funksionit, nuk mund të:
a. jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave jofitimprurëse;
b. administrojë, të drejtojë ose të ushtrojë ndikim në shoqëritë tregtare ose fitimprurëse, personalisht ose nëpërmjet përfaqësimit;
c. ushtrojë veprimtari fitimprurëse si person fizik tregtar ose si pjesëtar në një shoqëri tregtare, të çdo forme;
ç. zotërojë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, të çdo forme;
d. zotërojë në mënyrë të tërthortë aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare të çdo forme, nëse shoqëria ka fitime ose të mira nga kontratat publike;
dh. zotërojë në mënyrë të tërthortë aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, në të cilën veprimtaria e magjistratit është e ndaluar, për shkak se mund të ndikojë në pavarësinë e tij, krijon konflikt interesi ose krijon përshtypjen që magjistrati është i njëanshëm ose ndikuar;
e. ushtrojë veprimtari profesionale si avokat, noter, ekspert i licencuar, konsulent, agjent, përfaqësues i subjekteve private, si dhe të ushtrojë funksione si ekspert në gjykatat vendase ose arbitër në arbitrazhin tregtar; ةjetë i punësuar në një detyrë tjetër ose të ushtrojë veprimtari publike ose private, me përjashtim të angazhimeve në mësimdhënie ose në fushën e shkencës, të autorizuara me ligj dhe që nuk cenojnë integritetin profesional dhe nuk pengojnë ushtrimin e detyrave zyrtare;
f. jetë anëtar, të mbajë funksione ose të shfaqet publikisht i lidhur me një parti politike, si dhe të angazhohet në veprimtari politike.
2. Kufizimet sipas pikës 1 të këtij neni zbatohen edhe për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë gjatë periudhës së ndjekjes së Shkollës së Magjistraturës, si dhe për magjistratët në pritje të emërimit në detyrë.

Përcakton kufizimet për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët gjatë ushtrimit të funksionit nuk mund të drejtues apo anëtar i një organizate fitimprurëse, të drejtorë shoqëri tregtare ose të jetë pjestar i saj, të jetë person fizik tregtar, të zotërojë në mënyrë të tërthortë aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, në të cilën veprimtaria e magjistratit është e ndaluar, për shkak se mund të ndikojë në pavarësinë e tij, krijon konflikt interesi ose krijon përshtypjen që magjistrati është i njëanshëm ose ndikuar

Gjyqtari dhe prokurori nuk mund të ushtrojë veprimtari profesionale si avokat, noter, ekspert i licencuar, konsulent, agjent, përfaqësues i subjekteve private, si dhe të ushtrojë funksione si ekspert në gjykatat vendase ose arbitër në arbitrazhin tregtar, të jetë anëtar, të mbajë funksione ose të shfaqet publikisht i lidhur me një parti politike, si dhe të angazhohet në veprimtari politike.

Neni 30
1. Kryetari i bashkisë dhe kryetari i këshillit të qarkut nuk mund të:
 a) jetë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale dhe çdo organizate tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe/ose shtetërore ose kur një pozicion i tillë diktohet për shkak të funksionit;
 b) të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme;
c) jetë i punësuar në një detyrë tjetër, me përjashtim të angazhimeve në mësimdhënie ose fushën e shkencës, apo veprimtarive të lejuara nga ligji organik; në
ç) zotërojë në mënyrë aktive, aksione ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare që ushtron veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tyre.
Drafti parashikon se zyrtarë do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Drafti parashikon se zyrtarë do të zbulohen në konflikt interesi me funksionin që ushtrojnë gjobiten në nga 200 mijë lekë deri në 500 mijë lekë.

Neni 51
Kundërvajtjet administrative
 1. Çdo shkelje e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë si vijon:
a) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të nenit 21, zyrtari publik dhe/ose personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
b) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenin 22, zyrtari publik dhe/ose personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë
c) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuar në pikën 1, 2 dhe 3 të nenit 23, zyrtari publik dënohet me me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
ç) Për shkelje të detyrimit të përcaktuar në pikën 4 të nenit 23, njësia përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dënohet me gjobë nga 200.000 lekë deri 500.000 lekë
d) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenin 24, zyrtari dhe/ose personi i lidhur dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
dh) Për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenet 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32 dhe 33, zyrtari dhe/ose personi i lidhur dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
e) Për shkelje të detyrimit të përcaktuar në nenin 34, zyrtari, personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik, personi i besuar, drejtuesi i shoqërisë, dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
 ë) Për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në pikën 2 dhe 4 të nenit 35, njësia përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 500 000 lekë. Për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në pikën 1 dhe 2 të nenit 35, zyrtari publik dënohet me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
f) Për shkelje të detyrimit të përcaktuar në nenin 37 zyrtari, personi i lidhur, personi i besuar, drejtuesi i shoqërisë, dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
g) Për shkelje të detyrimit të përcaktuar në nenin 38, zyrtari, personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik, personi i besuar, drejtuesi i shoqërisë, dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
gj) Për shkelje të detyrimit të përcaktuar në nenin 39 zyrtari dhe/ose personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik, dëhohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
h) Për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenin 40, zyrtari dhe/ose personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik dënohet me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë
 i) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenin 44, zyrtari dhe/ose personi i lidhur drejtpërdrejtë me zyrtarin publik dënohet me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
j) Për shkelje të detyrimit në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme të përcaktuara në nenin 46, eprori i zyrtarit publik dhe/ose institucionit epror dhe/ose titullari i institucionit publik, dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
 k) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenin 47, njësia përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dënohet me gjobë nga 200.000 lekë deri në 500.000 lekë.
I) Kur nuk jepen pa arsye dhe në afatin e caktuar të dhënat e kërkuara nga ILDKPKI, sipas nenit 48 pika 2, personat përgjegjës të institucioneve dhe personave juridikë publikë dhe privatë dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri 500.000 lekë.
II) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në pikën 8 të nenit 49, titullari i institucionit publik dhe/ose njësia përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri 500.000 lekë.
m) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në pikën 3 të nenit 53, titullari i institucionit dhe/ose njësia përgjegjëse për parandalimin e konfliktit të interesave dënohen me gjobë nga 200.000 lekë deri 500.000 lekë.
n) për shkelje të detyrimit, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, të përcaktuara në nenin 54, zyrtari publik dënohet meme gjobë nga 200.000 lekë deri 500.000 lekë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë